Duke nisur nga 1 qershori, Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të lëvizin lirshëm në rajon dhe më gjerë pas gati tre muajsh izolimi.

Edhe pse shumica e vendeve europiane kanë kërkuar hapjen e kufijve për turistët, disa prej tyre i kanë hapur vetëm me fqinjët, ndërsa të tjera kanë vendosur karantinë dy javore për të gjithë udhëtarët.

Nëse keni menduar të shkoni në një prej vendeve të BE për pushime duhet të merrni parasysh se kufijtë e jashtëm të unionit do të qëndrojnë të mbyllura deri në 15 qershor, për të gjithë qytetarët nga Ballkani dhe Shqipëria, kështu që nëse po mendoni për pushime në fillim vere do të keni mundësi të vizitoni vetëm vendet e rajonit. Megjithatë, këto masa po ndryshojnë me shpejtësi.

Greqia Kufijtë e Greqisë pritet të hapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Pasagjerët do të mund të hyjnë në Greqi pa u testuar për Covid-19, ndërsa fluturimet ndërkombëtare pritet të fillojnë më 1 korrik.

Hungaria

Kufijtë me Rumaninë janë të hapura, ndërsa nga e mërkura do të hapen kufijtë me Sllovakinë, Çekinë, por me disa kufizime.

Italia ka planifikuar të rihapë kufijtë me BE më 3 qershor, Mbretërinë e Bashkuar, zonën Schengen, Andorrën dhe Monakon. Disa rajone kanë marra masa paraprake për t’u siguruar se rihapja nuk do të shkaktojë një valë të re infektimesh. Guvernatori i Sardenjës ka sugjeruar se mund t’i kërkojë udhëtarëve që të certifikojnë se janë negativ për coronavirus, ose të paktën të testohen me të mbërritur në vend.

Holanda -Kufijtë janë të hapur për personat që udhëtojnë nga zona e Schengenit, por qeveria ka kërkuar që të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme.

Portugalia do të qëndrojë i mbyllur për turistët të paktën deri në 15 qershor. Kontrollet në pikat kufitare janë në fuqi që prej 16 marsit dhe deri më tani është kërkuar vetëkarantinim për të ardhurit. Kryeministri Eduardo Cabrita është shprehur se ende nuk ka një vendim për kohën se kur do të hiqen kufizimet.

Rumania ka rihapur kufijtë me Hungarinë, ndersa Sllovenia ka rihapur kufijtë për qytetarët e BE në 15 maj. Kryeministri Janez Jansa ka deklaruar se vendi ka “situatën më të mirë klinike në Europë”.

Sllovakia

Të mërkurën, kufijtë e Sllovakisë u hapën me Hungarinë dhe Çekinë, por me disa kufizime. Karantina nuk është e nevojshme për pasagjerë që qëndrojnë më pak se 48 orë.

Spanja

Kufijtë e vendit do hapen për turistët më 1 korrik. Aktualisht, në vend lejohet vetëm hyrja e qytetarëve spanjoll ose me vendbanim në Spanjë. Për këtë bën përjashtim personeli diplomatik dhe të gjitha profesionet që kanë të bëjnë me transportin e mallrave. Aktualisht, personat që hyjnë në territorin kombëtar nga jashtë duhet të vetizolohen për 14 ditë, një masë që do të zgjasë deri më 1 korrik sipas zyrtarëve.

Austria

Austria ka mbyllur kufijtë tokësor me Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Lihtenshtejnin, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Vjena ka planifikuar që të rihapë kufijtë me Gjermaninë më 15 qershor. Kancelari Sebastian Kurz u shpreh se ndihet optimist që do të ketë një mirëkuptim të përbashkët me vendet e tjera fqinje në javën e ardhshme. Për personat që do të mbërrijnë në Austri do të duhet një certifikatë mjekësore e cila duhet të vërtetojë se pasagjeri nuk është mbartës i Covid-19, por jo më e vjetër se 4 ditë.

Hyrja në rrugë ajrore është e ndaluar për qytetarët jashtë zonës së Schengenit

Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo to domosdoshme.

Bullgaria do të hapë kufijtë me Serbinë dhe Greqinë më 1 qershor.

Kroacia ka rihapur kufijtë me Slloveninë në mesin e majit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë me Austrinë, Çekinë, Hungarinë dhe Sllovakinë më 29 maj.

Pasagjerëve iu është kërkuar të vetizolohen për 14 ditë nëse kanë pasur kontakt me persona të infektuar me Covid-19.

Qipro ka prezantuar një plan të detajuar për nisjen e fluturimeve prej një sërë vendesh të cilat kanë një numër të ulët të infektuarish.

Ministri i Transportit Yiannis Karousos tha se fluturimet do nisin në dy faza, më 9 dhe 20 qershor, prej dy grup shtetesh të përzgjedhura nga këshilli i ekspertëve mjekësor.

Në grupin e parë hyjnë Greqia, Malta, Bullgaria, Norvegjia, Austria, Finlanda, Sllovenia, Hungaria, Izraeli, Danimarka, Gjermania, Sllovakia dhe Lituania. Në grupin e dytë bëjnë pjesë Zvicra, Polonia, Rumania, Kroacia, Estonia dhe Çekia.

Duke nisur nga 20 qershori, pasagjerët e grupit të parë nuk do të kenë nevojë të pajisen me certifikatë mjekësore, por vetëm për ata të grupit të dytë.

Çekia nga 26 maji do të hapë kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, ndërsa më 27 maji do të hapë kufijtë me Sllovakinë dhe Hungarinë, por një pjesë e kufizimeve do të qëndrojnë në fuqi.
Të gjithë pasagjerët do të duhet të kryejnë testin e Covid-19 në momentin e hyrjes në shtet.

Danimarka

Kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur për pasagjerët e huaj dhe hyrja do të lejohet vetëm për banorët e Danimarkës, Groenlandës dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë, pritet që në 29 maj qeveria daneze të rishqyrtojë kontrollet në pikat kufitare.

Franca

Kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri më 15 qershor, ku përjashtim përbëjnë qytetarët nga Andorra, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Lihtenshtejni, Monako, Norvegjia, Zvicra, San Marino dhe Vatikani, por që janë me vendbanim në Francë. Hyrja e pasagjerëve që vijnë jashtë vendeve të BE nuk do të lejohet.

Gjermania

Udhëtarët do të duhet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë në Gjermani, megjithatë kufizimet në kufi janë lehtësuar. Kontrollet në pikat kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën si dhe pasagjerët e ardhur nga Italia dhe Spanja do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 qershor.

Suedia

Suedia ka mbajtur masat kufizuese në kufi, por kjo vlen vetëm për udhëtimet jo të domosdoshme nga vendet jashtë BE, me përjashtimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës. Kjo masë ka hyrë në fuqi më 19 mars dhe është shtyrë deri në 15 qershor.

Zvicra

Masat kufizuese kanë hyrë në fuqi më 13 mars, por vendi do të hapë kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor, në varësi të situatës. Kufizimet me Italinë do të qëndrojnë në fuqi deri në një lajmërim të dytë.

Personat që kërkojnë të hyjnë në Zvicër, por pa dokumentacion të rregullt qëndrimi ose pune, nuk do t’iu lejohet hyrja. Autoritetet zvicerane nuk kanë kërkuar vetëizolim për personat që hyjnë në vend, por udhëtarët do të duhet të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social.

Mbretëria e Bashkuar.

Aktualisht kufijtë janë të hapura. Nga 8 qershori, udhëtarët do të duhet të vetizolohen për 14 ditë. Ashtu si në disa vende të tjera, disa profesione janë të përjashtuara nga këto masa si për shembull punonjësit e shëndetësisë që udhëtojnë për të dhënë ndihmë. Në momentin e mbërritjen, ata që duhet të vetizolohen duhet të dorëzojnë të dhënat e udhëtimit dhe kontaktit.Qeveria ka lajmëruar se këto masa do të rishikohen çdo 3 javë.

Starting from June 1, Albania will open its land borders, giving all citizens the opportunity to move freely in the region and beyond after almost three months of isolation.

Although most European countries have demanded the opening of borders for tourists, some of them have only opened with neighbors, while others have set a two-week quarantine for all travelers.

If you are planning to go to one of the EU holiday destinations you should keep in mind that the outer borders of the union will remain closed until June 15, for all citizens from the Balkans and Albania, so if you are thinking about vacationing in early summer you will be able to visit only the countries of the region. However, these measures are changing rapidly.

Greece The borders of Greece are expected to open on June 15, but only for citizens coming from Germany, Israel, Cyprus and Albania and the Balkan countries. Passengers will be able to enter Greece without being tested for Covid-19, while international flights are expected to start on July 1.

Hungary

The borders with Romania are open, while from Wednesday the borders with Slovakia, the Czech Republic will be opened, but with some restrictions.

Italy plans to reopen its borders with the EU on June 3, the United Kingdom, the Schengen area, Andorra and Monaco. Some regions have taken precautions to ensure that reopening does not cause a new wave of infections. The governor of Sardinia has suggested that he may ask passengers to certify that they are negative for coronavirus, or at least be tested upon arrival in the country.

The Netherlands – The borders are open to people traveling from the Schengen area, but the government has demanded that unnecessary travel be avoided.

Portugal will remain closed to tourists until at least June 15. Border checkpoints have been in force since March 16 and so far self-assembly has been required for newcomers. Prime Minister Eduardo Cabrita has said there is still no decision on when the restrictions will be lifted.

Romania has reopened its borders with Hungary, while Slovenia has reopened its borders to EU citizens on 15 May. Prime Minister Janez Jansa has said the country has “the best clinical situation in Europe”.

Slovakia

On Wednesday, Slovakia’s borders were opened with Hungary and the Czech Republic, but with some restrictions. Quarantine is not required for passengers staying less than 48 hours.

Spain

The country’s borders will open to tourists on July 1st. Currently, only Spanish or Spanish nationals are allowed to enter the country. Diplomatic personnel and all professions related to the transport of goods are an exception. Currently, persons entering national territory from abroad must self-isolate for 14 days, a measure that will last until July 1, according to officials.

austria

Austria has closed its land borders with Germany, Italy, Switzerland, Liechtenstein, Slovakia and the Czech Republic. Vienna plans to reopen its borders with Germany on June 15. Chancellor Sebastian Kurz said he felt optimistic that there would be a common understanding with other neighboring countries next week. Persons arriving in Austria will need a medical certificate proving that the passenger is not a Covid-19 carrier, but not older than 4 days.

Access to the airway is prohibited for citizens outside the Schengen area

Belgium’s borders are closed and the country has banned unnecessary travel.

Bulgaria will open its borders with Serbia and Greece on June 1st.

Croatia has reopened its borders with Slovenia in mid-May and is expected to do the same with Austria, the Czech Republic, Hungary and Slovakia on 29 May.

Passengers have been asked to self-examine for 14 days if they have had contact with people infected with Covid-19.

Cyprus has unveiled a detailed plan for launching flights from a number of countries that have a low number of infected people.

Transport Minister Yiannis Karousos said flights would begin in two phases, on June 9 and 20, from two groups of states selected by the medical expert council.

The first group includes Greece, Malta, Bulgaria, Norway, Austria, Finland, Slovenia, Hungary, Israel, Denmark, Germany, Slovakia and Lithuania. The second group includes Switzerland, Poland, Romania, Croatia, Estonia and the Czech Republic.

Starting June 20, passengers in the first group will not need to be provided with a medical certificate, but only for those in the second group.

From May 26, the Czech Republic will open its borders with Germany and Austria, while on May 27 it will open its borders with Slovakia and Hungary, but some of the restrictions will remain in force.

All passengers will need to take the Covid-19 test at the time of entry into the state.

Denmark

Borders will remain closed to foreign passengers and entry will only be allowed to residents of Denmark, Greenland and the Faroe Islands. Meanwhile, the Danish government is expected to reconsider border controls on May 29.

France

The borders will remain closed until at least June 15, with the exception of citizens from Andorra, the United Kingdom, Iceland, Liechtenstein, Monaco, Norway, Switzerland, San Marino and the Vatican, but who reside in France. Passengers arriving outside the EU will not be allowed to enter.

Germany

Travelers will have to have a valid reason to enter Germany, however the restrictions on the border have been eased. Border checkpoints with Austria, Switzerland, France and Denmark, as well as passengers arriving from Italy and Spain, will remain in force until June 15.

Sweden

Sweden has kept restrictive measures at the border, but this only applies to trips not necessary from non-EU countries, with the exception of the United Kingdom and Switzerland. This measure entered into force on 19 March and was postponed until 15 June.

Switzerland

The restrictive measures entered into force on March 13, but the country will open its borders with Germany, Austria and France on June 15, depending on the situation. Restrictions on Italy will remain in force until further notice.

Persons seeking entry into Switzerland, but without proper residence or work documentation, will not be allowed to enter. Swiss authorities have not called for self-isolation for those entering the country, but travelers will have to follow the rules of hygiene and social distancing.

United Kingdom.

Currently the borders are open. From June 8, passengers will have to self-isolate for 14 days. As in some other countries, some professions are excluded from these measures such as health workers traveling to provide assistance. Upon arrival, those who need to self-isolate must submit travel and contact information. The government has announced that these measures will be reviewed every 3 weeks.