Një rast i veçantë miqësie. Një vogëlushe vetëm 10 vjeç me emrin Jennah i kërkon vazhdimisht nënës së saj se kur do mund të takojë përsëri mikeshën e saj të së njëjtës moshë Fiona e cila është një vajzë shqiptare.

Në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar vetë nëna e Jennah e cila rrëfen se dy vajzat u miqësuan gjatë pushimeve në Kusadasi, Turqi në maj të 2019. Kjo pasi të dyja familjet rastisën në të njëjtin hotel dhe dy 10-vjeçaret shpenzuan shumë momente bashkë.

Nëna e Jennah tregon se ata jetojnë në Irlandë ndërsa Fiona me familjen në Angli. Jennah e pyet nënën çdo ditë se kur mund të takohen përsëri dhe të vijojnë miqësinë.

Mesazhi i nënës së 10-vjeçares Jennah:

Përshëndetje po pyesja veten nëse mund të më ndihmoni. Ne shkuam me pushime në Kusadasi, Turqi në Maj 2019. Qëndruam në hotelun Batihan. Vajza ime Jennah 10 vjeç u bë shumë shoqe me një vajzë me emrin Fiona të së njëjtës moshë. Vajza më pyet çdo ditë kur mund ta shikojë përsëri Fionën pasi i mungon shumë. Ne dimë se prindërit e Fionës janë shqiptarë dhe mendojmë se jetojnë afër Londrës por ama me siguri dimë se jetojnë në Angli. Do dëshironim të viheshim në kontakt me ta kështu që vajzat të vazhdojnë miqësinë. Ne jetojmë në Irlandë ndërsa babai i Jennahs është turk.

A special case of friendship. A 10-year-old girl named Jennah constantly asks her mother when she will be able to meet her friend Fiona again, who is an Albanian girl.

Jennah’s mother wrote in the JOQ Albania editorial office that the two girls became friends during a vacation in Kusadasi, Turkey in May 2019. This is because both families happened to be in the same hotel and the two 10-year-olds spent many moments together.

Jennah’s mother says they live in Ireland while Fiona and her family live in England. Jennah asks her mother every day when they can meet again and continue the friendship.

Message from 10-year-old Jennah’s mother:

Hi I was wondering if you can help me. We went on holiday to Kusadasi, Turkey in May 2019. We stayed at the Batihan hotel. My 10-year-old daughter Jennah became very close friends with a girl named Fiona of the same age. The girl asks me every day when she can look at Fiona again as she misses him so much. We know that Fiona’s parents are Albanian and we think they live near London, but we know for sure that they live in England. We would like to get in touch with them so that the girls can continue their friendship. We live in Ireland while Jennahs’ father is Turkish.