Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, ku thotë se ministri gjerman i transporteve është shprehur i befasuar për zhvillimet në Shqipëri.

Rama shprehet se aprovimi i njohjes së patentave , kalon përmes parlamenteve të 16 landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë.

Postimi i Ramës:

Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”.

Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e #RevolucionitDigjital2020

Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve

Prime Minister Edi Rama gives the good news of recognizing Albanian patents in Germany, where he says the German transport minister has expressed surprise at developments in Albania.

Rama says that the approval of the patent recognition passes through the parliaments of the 16 countries of the Federal Republic of Germany and it will take some time, but in the meantime any approval makes the recognition in the respective land come into force immediately.

Rama’s post:

Good news for friends of this site who are looking forward to the recognition of their driving licenses in Germany

At the Munich Security Conference, I also spoke with the Federal Minister of Transport, who told me, quote, “Our technical mission in Tirana has been surprised by the transformations you have made in the Road Transport Directorate, through the digitization of services! The new digital solutions you have implemented are original and compelling to convey to the Federal Government a positive outlook. ”

The long-awaited approval of the recognition of Albanian driving licenses goes through all 16 parliaments of the Federal Republic of Germany and it will take some time, but any approval at the same time will bring the recognition into force immediately. A little patience already, that we have passed the exam successfully and this is a fact that greatly encourages us to continue the #Digital Revolution2020

A big thumbs up to the DAPHRRSH leadership team that is transforming that structure every day from a legendary corruption hotbed to a state-owned mechanism serving citizens