Shifrat e infeksioneve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë njohin vetëm rritje. Ditën e sotme në vendin tonë janë shënuar 836 raste të reja dhe 15 viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 për arsye depistimi.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sqarime edhe për rastin e fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Sipas MSH një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. “I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, thotë MSH.

Bashkë me të kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë të tjerë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 836

Të shëruar ne 24 orë 490

Të shtruar në spitale 436

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 2,677

Testime totale 168,294

Raste pozitive 31,459

Raste të shëruara 15,055

Raste Aktive 15,732

Humbje jete 672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8082

Durrës 1180

Elbasan 742

Fier 1151

Korçë 905

Vlorë 745

Shkodër 866

Lezhë 667

Berat 507

Kukës 317

Dibër 142

Gjirokaster 428

The numbers of coronavirus infections and victims in our country are only increasing. Today in our country are recorded 836 new cases and 15 victims. According to the Ministry of Health in the last 24 hours 2,677 tests were performed, of which 479 for screening reasons.

The Ministry of Health has also provided clarifications on the case of the child who lost his life today in the pediatrics of Tirana, despite the great efforts of the medical staff to save him. According to the Ministry of Health, a 16-month-old child died as a result of COVID19. “Followed and treated in the COVID ward in the Pediatrics of Tirana for the condition and clinical signs for S. Kaëasaki, his condition worsened within 24 hours and then he was sent to intensive therapy where, despite the treatment with full treatment therapy and efforts of large resuscitation doctors, could not survive, as a result of a rare complication (Multisystem Inflammatory Syndrome) among the rarest complications encountered in childhood as a result of COVID19 “, says MH.

Along with him, 14 other citizens with Sars-Cov2 positive died in COVID hospitals: a 45-year-old, an 80-year-old, an 82-year-old from Tirana, a 49-year-old from Lezha, a 58-year-old from Saranda, a 61-year-old and a 70-year-old from Shkodra, a 61-year-old from Kukës, a 65-year-old from Mati, a 65-year-old from Dibra, a 66-year-old and a 72-year-old from Pogradec, 71-year-old from Fier, 86-year-old from Lushnja.

Positive cases confirmed in the last 24 hours have been identified in the following municipalities: 560 cases in Tirana, 31 cases in Fier and Elbasan, 30 cases in Vlora, 28 cases in Durrës, 24 cases in Kurbin, 21 cases in Shkodra, 16 cases in Kurjë, 15 cases in Pogradec, 14 cases in Mirditë, 10 cases in Kuçovë, 9 cases in Gramsh, 8 cases in Malsi e Madhe, 7 cases in Puka, 5 cases in Lushnje and Kolonjë, 4 cases in Korçë, Saranda, 3 Devoll and Gjirkastër, 2 cases in Mallakastër, Mat and Dibër, 1 case in Tepelena, 1 case in Peqin.

Currently in 3 COVID hospitals, 436 patients are being treated, 10 in intensive therapy, 5 patients are intubated. In the last 24 hours 490 citizens have been cured, bringing the number of cured to 15,055 since the beginning of the epidemic.

“The Ministry of Health and Social Protection expresses its condolences to the families of the victims and addresses all citizens once again with an appeal to contribute to limiting the spread of the infection, respecting the rules. Also for all those who are confirmed or awaiting the answer to the test, the Ministry of Health appeals that they should remain isolated, respecting the obligation of self-quarantine.

For any signs of illness you should contact your family doctor. Through the toll free line 0800 40 40 you can contact your family doctor and get the necessary information about COVID19. The National Emergency is 24/7 at the service of patients. Call 127 if you suspect that you are affected by Covid19 and for any medical emergency “, appeals the Ministry of Health.

COVID-19 – Statistics (20 November 2020)

New daily cases 836

Healed in 24 hours 490

Hospitalized 436

Loss of life in 24 hours 15

Daily tests 2,677

Total tests 168,294

Positive cases 31,459

Healed cases 15,055

Active Cases 15,732

Loss of life 672

Geographical distribution of active cases by regions:

Tirana 8082

Durrës 1180

Elbasan 742

Fier 1151

Korça 905

Vlora 745

Shkodër 866

Lezha 667

Berat 507

Kukës 317

Dibër 142

Gjirokaster 428