Pasi ka kryer 48 vite në burg në Shtetet e Bashkuara, për vrasje, Gazi Çibuku tanimë jeton në fshatin Çetë të Devollit, dhe në një rrëfim ai tregon historinë tragjike të jetës së tij, dhe ngjarjet që i dhanë tjetër drejtim ëndrrës së tij amerikane.

Gazi Çibukun historia e ka hedhur nga lumturia kur u arratis prej diktaturës komuniste në vitin 1967 deri në burgimin e përjetshëm në SHBA.

Sot 73 vjeçar i kthyer në atdhe jeton në ish kopshtin e fshatit Çetë të Devollit, krejtësisht i harruar e në mjerim.

Si u arratis drejt SHBA

Në moshën 19 vjeçar theu kufirin për të kaluar drejt Greqisë prej ku arriti të udhëtojë drejt ëndrrës amerikane. Me mbërritjen në ShBA tregon se arriti të punësohet

Por fati e braktisi menjëherë. Vetëm dy vite pasi iu largua rrethimit në shtetin amë, tregon përfshirjen në ngjarjen makabër, kur ekzekutoi me pistoletë një punonjëse seksi dhe siç shprehet gjithçka ndodhi nga paniku

”Kisha një revole dhe e qëllova, e vrava” tregon Gazi.

Si ia fshehëm trupin

Për ti shpëtuar dënimit, së bashku me një mik të tij tentuan të fshehin kufomën, por duke kryer një krim edhe më të rëndë

“Nuk kishim ku ta fshihnim, as nga prapa dhe as nga para shtëpisë. U detyruam ta prisnim. Dy këmbët dhe kokën i futëm në një qese, trupin në një qese tjetër të madhe. Më pas dolëm nga banesa, një qese mbaja unë dhe një ai” kujton Gazi Çibuku.

48 vite ne burgun e SHBA
Për ngjarjen autoritetet në SHBA e shpallën fajtor, ku nga dënimi i përjetshëm, qëndroi 48 vite në qeli.
“Punoja në kuzhinat e burgut vite të tërë“

Kthimi ne atdhe
Çibuku është riatdhesuar në vitin 2018, me 100 dollarë të dhëna nga institucioni ku vuajti dënimin.

“Kur i thashë se kush isha i ra të fikët”

Prej shtatorit jeton në një shtëpi pa asnjë mbështetje, teksa shton se jetesa e tij ishte më e mirë në qeli ku qëndroi më shumë se dy të tretat e jetës
“Në burg nuk vuaja kështu, i kisha tërë kushtet” tregoi ai. /OraNews

After spending 48 years in prison in the United States for murder, Gazi Çibuku now lives in the village of Çeta in Devoll, and in one story he tells the tragic story of his life, and the events that gave him another direction towards his American dream.

Gazi Çibuku has been thrown by history by happiness when he escaped from the communist dictatorship in 1967 to life imprisonment in the USA.

Today, a 73-year-old returnee lives in the former garden of the village of Çetë in Devoll, completely forgotten and in misery.

How he fled to the US

At the age of 19 he broke the border to cross to Greece from where he managed to travel to the American dream. Arriving in the US shows that he managed to get hired

But fate abandoned him immediately. Only two years after leaving the siege in his home country, he shows involvement in the macabre event, when he executed a sex worker with a pistol and as it is said, everything happened out of panic

“I had a revolver and I shot him, I killed him,” Gazi said.

How we hid his body

To escape punishment, he and a friend tried to hide the body, but committed an even more serious crime.

“We had nowhere to hide it, neither from behind nor in front of the house. We had to wait. We put both legs and head in one bag, the body in another large bag. “Then we left the apartment, I was carrying a bag and he was carrying it,” Gazi Çibuku recalled.

48 years in US prison
Authorities in the US found him guilty of the incident, where he was sentenced to 48 years in prison.
“I worked in the prison kitchens for years”

Return to homeland
Chibuku was repatriated in 2018, with $ 100 given by the institution where he served his sentence.

“When I told him who I was, he fainted”

Since September he lives in a house without any support, as he adds that his living was better in the cell where he stayed more than two thirds of his life
“I did not suffer like this in prison, I had all the conditions,” he said. / OraNews