Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 18 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve është relativisht i lartë krahasuar me disa ditë më parë. Kjo ka bërë që në përditësimin e përditshëm të marrë pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të bëjmë hapa pas.

Deri më tani nuk ka ndonjë plan konkret për lehtësimin e masave për qytetarët për fundjaven dhe pas të hënës.

Ministrja u shpreh:

Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar.

 

Today the Ministry of Health has announced 18 new cases of coronavirus.

The number of cases is relatively high compared to a few days ago. This has led to the daily update of the Minister of Health, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu stated that if there will be an increase in cases, according to the scenarios, we can take steps back.

So far there is no concrete plan to facilitate measures for citizens for the weekend and after Monday.

The Minister said:

The increase in these figures of new cases is the maximum allowed by our opening scenarios. Further growth would force us to take immediate steps to prevent a second shock wave, which would blow up what has been achieved to date. If we continue with the deteriorating trend of the last few days, we will be forced to take steps backwards. And this is not in anyone’s interest! Of course, there is no room for alarm, but we are at a time when responsibility is required of every citizen.