Nuk mund të durojnë dot më, hidhen në protestë romët në Elbasan.

Romët e lagjes Rrapishtë në Elbasan janë hedhur sot në protestë. Ata janë grumbulluar në një nga sheshet e lagjes së tyre dhe kanë deklaruar se nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Sipas romëve, e gjithë jeta e tyre varet nga aktiviteti I përditshëm që ata kryejnë dhe se nuk kanë asnjë punë apo marrdhënie me shtetin.

“Kush do të na ndihmojë. Punë jo, lekë jo, ilaçe jo.Ne po ngordhim për të ngrënë. Po vdesim nga uria dhe jo nga virusi- shprehet një nga romët.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga shteti që ti japë ushqime dhe mbështetje financiare ndryshe nuk mund të qëndrojnë e të ngordhin urie nëpër banesa.

Romët thanë se, nëse nuk merren masa, ata do dalin nga banesa dhe do të vazhdojnë protestën.

Ndërkohë bashkia Elbasan, ndonëse është duke ndihmuar të moshuarit e braktisur dhe shtresat në nevojë, e ka të pamundur që të mbajë një lagje të tërë pa ndihmën e shtetit dhe donacioneve.

They can no longer endure, the Roma in Elbasan protest.

The Roma of Rrapishte neighborhood in Elbasan have been protesting today. They have gathered in one of the squares of their neighborhood and have stated that they can no longer go on like this.

According to the Roma, their entire lives depend on the day-to-day activity they perform and have no business or relationship with the state.

“Who will help us. No jobs, no money, no medicines. We are dying to eat. We are dying of hunger and not the virus – one of the Roma says.

They have asked the state for help to provide them with food and financial support otherwise they will not be able to stay and starve in their homes.

The Roma said that if no measures were taken, they would leave the apartment and continue the protest.

Elbasan municipality, meanwhile, while helping out the elderly and needy, is unable to maintain an entire neighborhood without state and donation support.