Në Emisionin “Debat &Transparencë” moderuar nga Gazetari Fatmir Popja në Televizionin Skampa, Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se ajo do jetë kandidate dhe kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Thurje në Qarkun e Elbasanit. Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do konkurohet me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit e ka bërë pikërisht nga ky qytet ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare. Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standardeve europiane.

Gjatë Emisionit “Debat &Transparencë” Deputetja Rudina Hajdari foli edhe për rikthimin disa vite më parë nga Amerika, rrugëtimin e saj të vështirë në politikë,”divorcin” me Partinë Demokratike, partinë e parë opozitare të drejtuar fillimisht nga babai i saj Azem Hajdari. Ajo ka analizuar punën e bërë në Parlamentin e braktisur nga PD &LSI si dhe përshirjen në Partinë e re “Nisma Thurje” .

In the show “Debate & Transparency” moderated by Journalist Fatmir Popja on Skampa Television, MP Rudina Hajdari stated that she will be a candidate and leader of the list of candidates for MPs of the Thurje Initiative in the Region of Elbasan. Hajdari said that the structures of this political movement are already being set up in all the Municipalities of this Region and in the elections of April 25, 2021 will compete with figures with integrity and reputation in the community.

The officialization of her candidacy in the Region of Elbasan was done exactly from this city where Rudina Hajdari has chosen to compete in front of many well-known names with a lot of weight in Albanian politics. But despite the fact that the race for the mandate of deputy in the Elbasan Region seems a difficult mission, Rudina Hajdari believes that the electorate of the Elbasan Region will appreciate her efforts and contribution to establishing the rule of law and democratization of the country according to European standards. .

During the show “Debate & Transparency” MP Rudina Hajdari also spoke about returning from America a few years ago, her difficult journey in politics, “divorce” with the Democratic Party, the first opposition party initially led by her father Azem Hajdari. She has analyzed the work done in the Parliament abandoned by PD & LSI as well as the inclusion in the new party “Nisma Thurje”.