Rudina Hajdari ishte e ftuar në “Shiko kush luan” së fundmi, ku gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, u vendos para një pyetje të sikletshme, që lidhej pikërisht me bashkëshortin e saj, me të cilin po mbajnë një lidhje në distancë.

“Je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin. Ne sot jemi kuriozë të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti të heqësh dorë nga politika për t’u rikthyer në Amerikë”, ishte pyetja për Rudinën.

Rudina u vendos në siklet megjithatë vendosi t’i përgjigjej pyetjes duke treguar se distanca bën që të kenë edhe zënka, dhe se tashmë janë duke kaluar një moment të vështirë.

“Kam dikur te 3-4 vite që jam këtu dhe ne njihemi që kur kam qenë 16 vjeç. Kemi një lidhje shumë të gjatë, jemi martuar, kemi patur një lidhje në distancë kohët e fundit. Kemi patur zënkat tona, kuptohet dhe është një sakrificë shumë e madhe sepse kemi dhe vajzën. Jemi duke kaluar një moment shumë të vështirë. Por di të them se ai është një djalë dhe baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah e do më përkrahë gjithmonë”, tha Rudina.

Rudina Hajdari was recently invited to “Shiko kush luan”, where during the “Share or Eat” challenge, she was faced with an embarrassing question, which was related to her husband, with whom they are having a long-distance relationship.

“You are maintaining a long-distance relationship with your husband. “Today we are curious to know what was your biggest quarrel because of the distance and did your husband ever ask you to give up politics to return to America”, was the question for Rudina.

Rudina was embarrassed but decided to answer the question by showing that the distance makes them have quarrels, and that they are already going through a difficult moment.

“I have been here for 3-4 years and we have known each other since I was 16 years old. We have a very long relationship, we are married, we have had a long distance relationship recently. We have had our quarrels, of course and it is a great sacrifice because we also have the daughter. We are going through a very difficult moment. “But I can say that he is an extraordinary son and father and he always supports me and will always support me”, said Rudina.