E ndërsa vendi po përballet me një sërë problemesh në çdo cep të tij, ish-pushtetarët dhe ish-politikanët duket se me afrimin e zgjedhjeve po krijojnë parti të reja. Së fundi aludohet edhe krijimi i partisë “Shpresë për të Ardhmen” e cila pritet të prezantohet nën drejtimin e dy njerëzve të njohur në politikë, Sali Berishës dhe Fatos Nano. Lidhur me këtë bashkëpunim për të vënë në lëvizje këtë forcë politike, ka reaguar edhe gazetari i njohur Mentor Kikia. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, citon se kjo parti synon shkatërrimin e kastës së korruptuar të politikës 30 vjeçare shqiptare.

Kikia shkruan:

Ja që ka ende shpresë në këtë vend….Në vazhdën e lindjes së forcave të reja politike si shpresa të të ardhmes, mësova nga burime konfidenciale se është duke u organizuar edhe një parti e re politike, po e re fare. Sali Berisha dhe Fatos Nano janë duke u bërë bashkë në lëvizjën politike “Shpresë për të Ardhmen”.Kauza kryesore e kësaj partie është lufta kundër korrupsionit, lutë kundër monopoleve në ekonomi, kthimi tek populli i të gjitha pasurive që u janë dhënë me koncension oligarkëve, dhe mbi të gjitha shkatërrimin e kastës së korruptuar të politikës 30 vjeçare shqiptare.Mësohet se partia e re do ti adresohet moshës së re, 18 – 28 vjeç, duke qenë se është parti e shpresës dhe frymëzimit rinor.Një sondazh paraprak tregon se shqiptarët e shikojnë partinë e re të Nanos dhe Berishës me shumë optimizëm dhe si forcën politike që do të kthejë shpresën tek të rinjtë.P.S: S’na mbetet veçse të bëjmë edhe humor me të zezën tonë.

And while the country is facing a series of problems in every corner of it, former rulers and former politicians seem to be creating new parties as elections approach. Finally, the creation of the party “Hope for the Future” is alluded to, which is expected to be presented under the leadership of two well-known people in politics, Sali Berisha and Fatos Nano. Regarding this cooperation to set in motion this political force, the well-known journalist Mentor Kikia also reacted. The latter, through a post on the social network “Facebook”, quotes that this party aims to destroy the corrupt caste of 30 years of Albanian politics.

Kikia writes:

There is still hope in this country… .In the wake of the birth of new political forces as hope for the future, I learned from confidential sources that a new political party is being organized, but quite new. Sali Berisha and Fatos Nano are joining the political movement “Hope for the Future”. The main cause of this party is the fight against corruption, prayers against monopolies in the economy, return to the people of all assets given to the oligarchs by concession , and above all the destruction of the corrupt caste of 30 years of Albanian politics. It is learned that the new party will address the young age, 18 – 28 years old, as it is the party of hope and youth inspiration. A preliminary poll shows that Albanians they see the new party of Nano and Berisha with a lot of optimism and as a political force that will return hope to the youth. PS: We can only make fun of our black.