Dy persona pjesë e personelit mjekësor në një klinikë private në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e Policisë. Kjo për shkak se atyre iu ka vdekur në duar pacientieja Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve të mitur, ndërsa në njoftim thuhet se nuk janë zbatuar protokollet e mjekimit.

”Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë”, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Two persons part of the medical staff in a private clinic in Korça have been prosecuted at large by the Police. This is because the patient Xhensila Duka, mother of two minor children, died in their arms, while the announcement says that the treatment protocols have not been implemented.

“These citizens, being on duty medical staff in a private clinic, are suspected of not respecting medical protocols during the treatment of patient Xh. D., 39 years old, resident in Korça, who yesterday around 16:30, died in this clinic “, it is said among other things in the announcement.

Full police report:

Specialists for the Investigation of Crimes at the Korça Police Commissariat, started the criminal proceedings in a state of freedom against the citizens:

I.B., 65 years old and M. P., 39 years old, resident in Korça.

These citizens, being on duty medical staff in a private clinic, are suspected of not respecting medical protocols during the treatment of patient Xh. D., 39 years old, resident in Korça, who died yesterday at around 16:30, in this clinic.

In connection with this case, the results of the legal autopsy are awaited.

The materials for further investigation were passed to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance Korça for the criminal offense “Negligence in medical treatment”.