Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi.

Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq.

Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe passëord nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, ka investiguar rreth kësaj çështje dhe ka zbuluar se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë. Madje, punonjësi i spitalit Covid 1 që ka marrë kartën e bankës së pacientit që humbi jetën nga virusi, ka tentuar të tërheqë para edhe nga një bankomat Credins Bank në qytetin e Durrësit, por veprimi nuk është autorizuar. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

Djali i viktimës thotë se babai i tij është grabitur brenda spitalit. Ai shprehet se ka bërë denoncim në polici dy javë më parë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncuesi: “Te policia kam bërë denoncim dhe më kanë thënë do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, që ta bëj publike dhe të gjendet personi”.

Në mungesë të një hetimi nga ana e autoriteteve, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë.

After the nurse Tire Alldervishi who worked at the Covid 2 hospital who extorted money from the daughter of a patient with coronavirus, the show Stop on TV Klan brings tonight another case of abuse.

It is about a scandal in the health system, this time in the Infectious Diseases Hospital or in the Covid 1 hospital. A citizen, the son of a 58-year-old, has denounced that his father, who was hospitalized in the Covid 1 hospital after being infected with coronavirus, they stole the money he had in his wallet.

According to his denunciation, his father was hospitalized on December 22, 2020 and lost his life on December 27, 2020. The boy says that before hospitalizing his father, he had given him the wallet with 202 thousand old Lekë, inside which was also ATM card along with pin code. But two days before the father lost his life, the complainant reveals that money was withdrawn from the ATM with the bank card he had left in his father’s wallet.

It is about December 25, which coincides with the day when the complainant’s father was introduced to intubation after his health condition had deteriorated. Two days after this action, on December 27, his father passed away due to Covid-19. Employees of Covid 2 Hospital returned the father’s personal belongings to the complainant.

He noticed that 200 thousand old Lekë were missing in the portfolio, but only 2 thousand old Lekë were left. Even the bank card along with the pin code note was missing. The boy says that he also informed the nurse, with whom he talked about his father’s health, but she refused to denounce this act.

The complainant: “I addressed the show Stop for a scandal that happened at QSUT, at Infective 1. On the 22nd he was hospitalized, on the 23rd I talked to my father and he said I am fine. On the 24th and the following days I did not talk to my father anymore, they took his phone and I had no contact with my father. And on the 27th he passed away. And the funeral came to the house, we did the custom, we waited and escorted people, I opened my father’s personal belongings and there I see that the bank card was missing in the wallet and the 200 thousand old Lek that he had in the wallet. I put 200 thousand Lekë in my wallet in my wallet and when I opened my wallet to put Lekë, I saw the bank card there, but from the stress I had I did not dare to take it off.

But when he lost his life, I checked my wallet and saw 2 thousand old Lekë and the bank card and the code that was not there. Other items, ID card and patent were there. The bank card and password were not there. I do not care how much money was stolen, I am interested in the gesture that was made. The doctor, the nurse, the cleaner or how do I know who was there, the hospital staff… I got the doctor and I told my father he lost his bank card and he told me it is not my right, do not call me anymore that I am shopping. It’s not my problem why your father was robbed of his bank card. “I am a nurse and that’s it and he turned off my phone.”

The journalist of the show Stop, Genci Angjellari, has investigated about this issue and has discovered that on December 25, 2020, the day when the patient was introduced to intubation, 3 withdrawals were made from an ATM, from 200 thousand old Lekë each time, in total 600 thousand Lekë. Even the employee of the Covid 1 hospital who received the bank card of the patient who lost his life from the virus, tried to withdraw money from an ATM Credins Bank in the city of Durrës, but the action was not authorized. So in total, the victim was stolen 800 thousand old Lekë from the wallet and from the ATM.

The victim’s son says his father was robbed inside the hospital. He says that he made a report to the police two weeks ago, but so far he has not received any response.

The complainant: “I made a report to the police and they told me we will take it into account, but I do not know when it will be resolved. That is why I addressed the show Stop, to make it public and find the person “.

In the absence of an investigation by the authorities, Stop investigated and found that the 3 cash withdrawals were made at 08:00 in the morning of 25 December 2020 from a Raiffeisen ATM located near the University Hospital Center in front of the Medical University.