Gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në Belsh u procedua penalisht i administrator, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronte aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë, thotë njoftimi i policisë.

During the last 48 hours 8 subject administrators were prosecuted and 6 others were fined.

Implementing measures to prevent price abuse as a result of the exploitation of the situation, as well as numerous denunciations made by citizens at number 112 and the Digital Commissariat, who have denounced entities abusing the prices of products they trade at points of sale. the majority and the minority of the fruit and vegetable, food and pharmaceutical markets throughout the country are subject to joint controls for this purpose.

In Belsh, an administrator was criminally prosecuted, as the searches revealed that he was carrying out the activity of selling food products without a tax receipt and without registering with the tax authorities.

The searches will continue across the country without interruption and in this context the State Police invites citizens to report to 112 and the Dixhtal Commissariat any case of abuse of prices or the expiration date of the products they buy, says the police announcement.