Ditët e nxehta të verës sjellin mijëra pushues nga Kosova në vendin tonë të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar për t’u relaksuar.

Disa foto kanë qarkulluar së fundmi në të cilat duket kryetari i komunës së Brezovicës, Bratislav Nikolic, i cili është duke bërë pushimet në plazhin e Jalës.

Ai është parë nën shoqërinë e njërit prej biznesmenëve shqiptarë më të suksesshëm Julian Morina, që është edhe pronari i resortit “Morina Palace”.

Nga fotot duket se të dy, kryetari serb i komunës së Brezovicës dhe biznesmeni shqiptar po shijojnë pushimet në jahtin luksoz të Morinës.

Kujtojmë se biznesmeni Julian Morina, është pronar në dy komplekse turistike në Dhërmi. Biznesmeni ka ndërtuar disa vite më parë kompleksin “Morina Palace”.

Më vonë, në të njëjtin territor ndërtoi kompleksin e viletave “Drymades Dream”.joq.al

The hot summer days bring thousands of vacationers from Kosovo to our country who choose the Albanian coast to relax.

Some photos have been circulating recently which show the mayor of Brezovica, Bratislav Nikolic, who is vacationing on the beach of Jala.

He was seen in the company of one of the most successful Albanian businessmen, Julian Morina, who is also the owner of the “Morina Palace” resort.

From the photos it seems that both, the Serbian mayor of Brezovica and the Albanian businessman are enjoying the holidays on the luxury yacht of Morina.

We recall that the businessman Julian Morina, is the owner of two tourist complexes in Dhërmi. The businessman built the “Morina Palace” complex several years ago.

Later, in the same territory he built the villa complex “Drymades Dream” .joq.al