Mbrëmjen e së premtes pas mesnatës, është vandalizuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë, Serbi.

Mediat serbe thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, për ç’ka, sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

Raportohet se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje. Autori i kësaj vepre, i cili është incizuar nga kamerat e sigurisë, ka thyer xhamin e derës së hyrjes, ndërsa portali “Belocrkvanske novosti” ka publikuar edhe fotigrafinë dhe emrin e sulmuesit, shkruan Gazeta Express.

Sipas fjalëve të të punësuarvë në furrë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Fqinjët me të cilët ka biseduar gazetari i portalit në fjalë, kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, duke theksuar se nuk kanë asgjë të keqe me pronarin dhe se aty e blejnë bukën tash e sa vite. Ata nuk mbajnë mend të ketë ndodhur një sulm i tillë në Bella Cërkvë.

On Friday evening after midnight, the oven of an Albanian in Bella Cërkvë, Serbia, was vandalized.

Serbian media say that the attack took place in the “Banat-Çolaku” bakery, for which, according to the “Belocrkvanske novosti” portal, the bakery owner, Lutfi Çollaku, was forced to leave his family in a safe place.

It is reported that at the time of the attack, the owner was inside the bakery inside the building, where together with the employees they were preparing bread for sale. The perpetrator of this act, who was filmed by security cameras, broke the glass of the front door, while the portal “Belocrkvanske novosti” published the photo and the name of the attacker, writes Gazeta Express.

According to the employees of the bakery, the police came to the scene.

Neighbors with whom the journalist of the portal in question spoke, have expressed regret for this event, emphasizing that they have nothing wrong with the owner and that they have been buying bread there for many years. They do not remember such an attack on Bella Cërkvë.