Ambasada e Kosovës në Podgoricë i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, duke kërkuar shpjegim në lidhje me një incident që ndodhi pranë qytetit Berane.

Sipas një deklarate nga Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atje u sulmua me gurë një autobus me pasagjerë nga Kosova.

Në bazë të njoftimit, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar dhe autobusi ka pësuar vetëm dëme materiale.

Në kohën e incidentit, në autobus ndodheshin skiatorë nga Kosova që ktheheshin nga qyteti i Kollashinit në Mal të Zi.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se ky incident ka shkaktuar frikë për lëvizjen e lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon”, tha Haradinaj Stublla.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve malazeze që t’i ruajnë “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Malit të Zi”, duke marrë parasysh “rolin dhe rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”.

Policia në Berane tha per gazetën malazeze “Vijesti” se nuk ka indikacione për një incident të organizuar, porse rasti është regjistruar dhe se bëhet fjalë për një një incident sporadik.

The Kosovo Embassy in Podgorica sent a verbal note to the Montenegrin Ministry of Foreign Affairs, seeking an explanation regarding an incident that occurred near the town of Berane.

According to a statement from the acting Ministry of Foreign Affairs of Kosovo, a passenger bus from Kosovo was stoned there.

According to the report, none of the passengers were injured and the bus suffered only material damage.

At the time of the incident, there were skiers from Kosovo on the bus returning from the town of Kollashinin in Montenegro.

The acting Minister of Foreign Affairs of Kosovo, Meliza Haradinaj Stublla, said that this incident has caused fear for the free movement of citizens between Kosovo and Montenegro.

“Kosovo will not allow the undermining of the Euro-Atlantic direction of the region from these incidents planted by the hybrid war against NATO members and allies in the region,” said Haradinaj Stublla.

She called on the Montenegrin authorities to maintain “excellent relations between Kosovo and Montenegro”, given “the high role and importance of the Albanian community in Montenegro”.

The police in Berane told the Montenegrin newspaper “Vijesti” that there are no indications for an organized incident, but the case has been registered and that it is a sporadic incident.