Pak ditë pas vizitës së tij në disa parcela me kanabis në Malësinë e Madhe, gazetari Artan Hoxha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se tre persona janë zhdukur, dhe mund të jenë vrarë si pasojë e përplasjeve për të mbjellat.

Hoxha disponon dhe emrat e personave që janë zhdukur, ndërsa shton se vetë banorët shprehen se kanë dëgjuar të shtëna fillimisht në zonën e Ramzës dhe më pas në fshatin Vrith.

”Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe. Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt…”, shkruan Hoxha në postimin e tij, ndërkohë që shton se vijojnë kërkimet për trupat e tyre, pasi zona është shumë e thellë.

Postimi i plotë i gazetarit Hoxha:

Ngjarje e rende ne Malesine e Madhe..

Policia ne kerkim per trupat e 3 personave, dyshohen te jene vrare per parcelat me kanabis… Sa here qe kanabisi gjelberon kodrat dhe malet Shqiperise, sigurisht pas tij, nuk vijne vetem milionat per boten e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri ne palce.

Bashke me kanabizimin, vijne dhe viktimat e pazareve te prishura apo hesapeve te pambyllura. Ndersa javet e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, per te dokumentuar situaten me kanabisin, ajo qe i trembesha me shume, ishin pikerisht, viktimat e ketij narko-operacioni.

Sot pasdite me njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen te jene vrare prane nje parcele me kanabis. Largesia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet te kete ndodhur ngjarja, ma beri me te veshtire marrjen dhe konfirmimin e informacionit.

Por dhjetera forca policore ishin drejtuar qe ne oret e para te dites ne zonen e Razmes, ku dyshohej te kishte ndodhur krimi. Vetem pak minuta me pare munda te konfirmoj plotesisht se kemi te bejme me nje ngjarje me permasa tragjike.

Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones. Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith.

Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit. Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme.

Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise.

Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe. Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt…

Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende.

Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…


A few days after his visit to several cannabis plots in Malësia e Madhe, journalist Artan Hoxha made a strong denunciation on social networks, where he writes that three people are missing, and may have been killed as a result of clashes over crops.

Hoxha also has the names of the missing persons, while he adds that the residents themselves say that they heard shots first in the area of ​​Ramza and then in the village of Vrith.

“Official sources confirm that the missing persons for 36 hours are citizens, Vilson Pal Çutaj, born on 20.11.1983, resident in the village of Bajzë, Malësi e Madhe municipality. While the other two citizens are Klement Nush Pepaj, born on 15.01.1999, and Danjel Rrok Pepaj, born on 17.09.1995, cousins ​​to each other, both living in the village of Vrith, Malësi e Madhe and close to Wilson Çutajt… “, Hoxha writes in his post, while adding that the search for their bodies continues, as the area is very deep.

Full post by journalist Hoxha:

Serious event in Malesina e Madhe ..

Police searching for the bodies of 3 people, suspected of being killed for cannabis plots… Whenever cannabis greens the hills and mountains of Albania, of course after it, not only come millions for the underworld and corrupt officials to the core.

Along with cannabis, there are victims of broken bargains or unsettled accounts. While in recent weeks, I was circling the territory of the country, from south to north, to document the situation with cannabis, what I was most afraid of, were exactly, the victims of this narco-operation.

This afternoon I was informed that two people from the village of Vrith are suspected to have been killed near a cannabis plot. The distance from Shkodra, to the place where the incident is suspected to have taken place, made it more difficult for me to obtain and confirm the information.

But dozens of police forces had been directed since the early hours of the day in the Razma area, where the crime was suspected to have taken place. Only a few minutes ago I could fully confirm that we are dealing with an event of tragic proportions.

Specifically, on October 3, 2020, around 15:00, gunshots were heard from residents of the area. It was initially suspected that the shootings came from people who had cultivated parcels with narcotics in some remote areas, in the village of Vrith.

Given that the plant is in the final ripening stage, the plots are guarded by armed guards to keep away cannabis robbers. But a few hours after the shooting, it was found that three people, relatives and cousins ​​to each other, not only did not return to their homes, but disappeared without a trace.

The search for the missing was immediately launched by their families, and when they were not found, police assistance was sought.

Official sources confirm that the missing persons for 36 hours are citizens, Vilson Pal Çutaj, born on 20.11.1983, resident in the village of Bajza, Malësi e Madhe municipality. While the other two citizens are Klement Nush Pepaj, born on 15.01.1999, and Danjel Rrok Pepaj, born on 17.09.1995, cousins ​​with each other, both living in the village of Vrith, Malësi e Madhe and close to Wilson Çutajt …

From the statements of family members, witnesses and residents of the area, the police suspect that these citizens were killed in a remote area and their bodies have not been found yet.

Field searches by the Commissariat of Malesia e Madhe, additional troops from the Shkodra Police Directorate and the relatives of the victims, are continuing during the night…