Një aksident me pasojë vdékjen ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip benz ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë. Për pasoje njëri nga personat që ndodhej në makinë ka gjetur vdékjen e menjëhershme.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka humbur jetën është 24-vjeçari Denis Dedgjoni, i cili ka qenë dhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që pasagjeri që ka qenë brenda mjetit, Ndue Pjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdékjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

An accident resulting in death occurred around 3 o’clock this morning on the Lezha-Milot highway near the intersection of Island-Shengjin.

A benz-type vehicle carrying two people went off the road and ended up in a business on its side. As a result, one of the people in the car died immediately.

Sources inform Faxweb.al that the person who lost his life is 24-year-old Denis Dedgjoni, who was also the driver of the vehicle. While the passenger who was inside the vehicle, Ndue Pjetri was sent urgently to the Trauma Hospital in Tirana.

Full police notification:

In the first hours of the morning, on the road axis Lezha-Milot, in the island of Lezha, the driver of the vehicle type “Benz”, citizen D.D., 24 years old, resident in Lezha, lost control of the vehicle going off the road.

As a result of the collision, the driver of the vehicle, citizen D.D., died. and the passenger N.P., who was transported to the Trauma Hospital, Tirana, was injured. The investigation team at the scene is working to fully clarify the cause and circumstances of the event.