Dalin detaje të reja nga aksident i rëndë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision.

Lidhur me aksidentin për SyriKosova ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrëfiksat, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar, se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë të informuar”, deklaroi ai.

New details emerge from a serious accident that occurred today in the early hours of the morning in the village of Raçë in Gjakova, where three people died.

The Traffic Commander for the Gjakova region has confirmed that two of the victims are Kosovars and one from Albania.

“It is suspected that the accident occurred as a result of non-adaptation of road conditions and crashed into the bridge. Doctors have arrived at the scene. “Two people are Kosovars, while another person is from Albania”, he said for Syri Vision.

Regarding the accident for SyriKosova, the spokesperson of the Kosovo Police for the Gjakova region, Nusret Gjurkaj, also spoke.

“We inform you that today around 07:40 the police is for an accident in the village of Raçë. Police patrols went to the scene where they noticed that inside the car which had gone off the road were 3 people. Ambulances, fire brigades, traffic unit and the prosecutor on duty came to the scene. The medical staff at the scene found that the persons inside the car were without signs of life. “We keep you informed,” he said.