Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, ku një grua e moshës 33-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë nga motra e saj. Dyshohet se autorja e krimit vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.?

Më herët në deklaratën e Policisë u bë me dije: “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

A sad event happened today in the village of Vragoli in Fushë Kosovë / Kosovo Polje, where a 33-year-old woman was left dead after being shot by her sister. It is suspected that the perpetrator suffers from mental health problems.

The dead body was sent to the Institute of Forensic Medicine.

“The State Prosecutor, in coordination with the police, is taking all necessary investigative actions in relation to the criminal offense” Aggravated Murder “, from Article 173 of the Criminal Code of the Republic of Kosovo”, it is stated in the notification of the Prosecution.?

Earlier in the statement of the Police it was announced: “Around 12:00, we received information about a suspicious death case, in the village of Vragoli in Fushë Kosovë. Police immediately went to the scene as well as emergency doctors who ascertained the death of the 33-year-old female victim. Based on the initial scene inspection data, despite the elements suggesting a violent death, the police are carefully investigating the case as a suspicious death and are taking all necessary investigative and forensic actions – examination which would help the investigation of the event as well as the full clarification and illumination of the case ”.