Një foshnje e pajetë është gjetur e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen “Ali Demi” mbrapa marketit të vjetër.

Bebja ka lindur i vdekur dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nuk dihet ende personi apo gruaja që e ka braktisur beben e pajetë.

Foshnja e gjinisë mashkullore është transportuar drejt morgut.

Po kryhen verifikime në maternitetin “Koço Glozheni” për të mësuar lindjet e muajit gusht se kush nga pacientet ka kryer lindje të dështuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personit që ka hedhur në kosh foshnjën.

 

A lifeless baby has been found dumped near a rubbish bin. The baby was put in a cardboard box and found by a person collecting cans, in the “Ali Demi” neighborhood behind the old market.

The baby was born dead and was thrown in the trash. The person or woman who abandoned the lifeless baby is still unknown.

The male baby was transported to the morgue.

Verifications are being carried out at the “Koço Glozheni” maternity hospital to find out which of the patients gave birth in August and who had a failed birth.

The investigative team and the Police services are at the scene and continue the work for the full clarification of the circumstances of the event, identification and escort of the person who threw the baby in the basket.