Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një njoftim për mediat ku thekson se zhvillimi i zgjedhjeve në universitet publike është një emergjencë.

Ajo kë njoftuar se do të zhvillohen në datën 30.07.2020.

Shahini ka treguar se ka zhvilluar një takim me rektorët e IAL-ve publike dhe prej tyre u vu në dijeni për nëvojën emergjente të zhvillimit të zgjedhjeve në universitete.

Ministrja Shahini ka thënë se është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike u caktua data 30 korrik, 2020 për zgjedhjet në IAL.

Deklarata:

Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese.

Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.

Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati. Në këtë kuadër, ftoj studentët të ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në strukturat drejtuese të universiteteve ku studiojnë.

Sot më shumë së kurrë, IAL-të duhen udhëhequr nga akademikë me integritet, të cilët kontribuojnë edhe me pjesën e tyre shumë të rëndësishme në jetësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të #PaktitPërUniversitetin.

 

The Minister of Education, Besa Shahini has made a press release where she emphasizes that the conduct of the elections in the public university is an emergency.

She announced that they will take place on 30.07.2020.

Shahini said that he had a meeting with the rectors of public HEIs and they were informed about the emergency experience of holding elections in universities.

Minister Shahini has said that it is still unclear how work will resume in the HEIs in the fall. Therefore, due to the resolution of many issues caused as a result of the end of the mandates of the leading authorities in HEIs, on the proposal of the rectors of public universities was set July 30, 2020 for the elections in HEIs.

statement:

Today I held another meeting with the rectors of public HEIs, who expressed the impossibility of continuing the leadership of HEIs with completed mandates and brought to attention the urgent need for elections in universities. Students, especially those in recent years graduating this year, have also expressed their concerns about the lack of services provided by HEIs due to the termination of the mandates of the governing authorities.

According to reports that HEIs have submitted for the presence of students in their premises, the month of July will have a large number of students present at the exams. Also, with the removal of public transport restrictions, students and educators can travel freely on election day – always taking care to maintain physical distances and provide protective equipment against COVID-19.

Last week, the legal deadline for the state of emergency in the country expired. But given the rising incidence of infections, it is still unclear how work will resume across HEIs in the fall. Therefore, due to the resolution of many issues caused as a result of the end of the mandates of the leading authorities in HEIs, on the proposal of the rectors of public universities we announce the date of the elections in HEIs on July 30, 2020.

Order no. 108, dated 08.05.2020, which postponed the elections for the authorities and the governing bodies in the HEI due to the state of natural disaster caused by the pandemic of COVID-19, charged the HEIs to continue with the preparations for the elections and the rectors confirmed that all universities are ready. In this context, I invite students to exercise their right to representation in the governing structures of the universities where they study.

Today more than ever, HEIs need to be led by academics with integrity, who also contribute with their very important part to the implementation and further development of the #UniversityPact.