Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një hapësirë e vecantë iu është kushtuar viktimave të koronavirusit dhe historive të tyre. Të afërmit dërgojnë historinë e familjarëve në këtë epidemi të Covid-19.

Mes tyre është edhe historia e një gruaje 72 vjecare, historinë e së cilës e ka treguar vajza e saj. Pikërisht vajza tregon sesi nëna dhe babai i saj kishin ndjekur ëndrrën amerikane, duke shtuar detajin se e ëma e donte tepër bashkëshortin.

“Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

Më 1 prill 2020 fatkeqësisht Nagjija humbi jetën nga një arrest kardiak pasi ishte diagnostikuar me koronavirus. Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregon Liria. Ajo shton se ata nuk kalonin asnjë ditë larg nga njëri tjetri.

In the United States, a special space is dedicated to victims of coronavirus and their histories. Relatives send the story of family members to this Covid-19 epidemic.

Among them is the story of a 72-year-old woman, whose story was told by her daughter. It is the girl who tells how her mother and father followed the American dream, adding the detail that the mother loved her husband very much.

Nagjija Gjidija and her husband left the Balkans in the 1970s and emigrated to the United States, where their daughter, Liria, says they “embodied the American dream.” The Gjidija couple had 4 children, while in November last year they marked the 55th anniversary of their marriage.

On April 1, 2020, Nagjija unfortunately lost his life in a cardiac arrest after being diagnosed with coronavirus. We were the light of her life, as was the light of our lives. But she didn’t want anyone else more than my father “, says Liria. She adds that they did not spend a single day away from each other.