Një grua u arrestua nga policia, pasi ishte në kërkim kombëtar, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Ana Qendro, e cila ka qenë e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.

Ndaj 43-vjeçares kishte bërë kallëzim një vajzë “se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.

Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”, njoftoi Policia.

“E qëlluan pas shpine kur doli për cigare jashtë lokalit”/ Ky është shqiptari që humbi jetën nga sulmi në Vjenë (FOTO+EMRI)

Viktimë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e të hënës ka mbetur edhe një i ri shqiptar.

“Indeksonline” shkruan se ai është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçari nga Struga që raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga agresori i sulmit të frikshëm.

Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën, e kanë bërë dhe dedikimet prekëse.

“Nexhip Vrenezi nga Veleshta mbrëmë u vra pas shpine nga Terroristët në momentin që ai doli për cigare para lokalit ku pinte kafe me shokë! Nuk vrasin burrat as për fe e as për komb pas shpine një të ri 21 vjeçarë! Zoti parajsën!”, shkruan njëri prej të njohurve të viktimës.

“Nexhip Vrenezi 21 vjeç u ekzekutua pa meshirë nga bashkombasit e tij terroristë. Çdokush prej nesh akoma nuk i besohet ajo qe ndodhi, nje djal i pa fajshëm, nje engjell u shkeput dhe na rrenoi zemrat të gjithëve.
Ngushllime familjes, ngushllime të gjithëve, kjo dhimbje nuk perballohet lehtë 😭”, shkruan faqja Made in Struga.

 

A woman was arrested by police after being nationally wanted, convicted of prostitution exploitation.

It is about 43-year-old Ana Qendro, who has been convicted before, for theft and production and shooting of narcotics.

A 43-year-old girl was reported by a girl “for being used for prostitution by the citizen Ana Qendro”.

“Crime Investigation Specialists at the Delvina Police Station, following the work to apprehend wanted persons and bring them to justice, have arrested and detained the wanted citizen Ana Qendro, 43 years old, resident in Kurbin, which the Court of the Vlora Court of Appeal sentenced him to 8 years in prison, for the criminal offense “Exploitation of prostitution”.

This citizen was declared wanted, because on 07.04.2017, the citizen Xh. D. has reported that he was used for prostitution by the citizen Ana Qendro.

The citizen Ana Qendro has been previously convicted for the criminal offenses “Production and sale of narcotics” and “Theft”, announced the Police.