Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, ku një 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pas një sfide në “Tik Tok”. Mësohet se vajza ka qenë duke provuar veten në një sfidë në aplikacionin e njohur që përdoret gjerësisht, nga fëmijët dhe adoleshentët. Prindërit kanë deklaruar se vajza e tyre ishte bërë pjesë e sfidës që provon rezistencën e personit që provon lojën.

Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe kqyrjen e rezistencës pas këtij veprimi të rrezikshëm. Vajza kishte nisur dhe ishte në hapa të parë, ndërsa për një moment është asfiksuar dhe prindërit e kanë dërguar në spitalin Di Cristina në Palermo. Mjekët kanë dhënë ndihmë e parë, por për shkak të asfiksisë së zgjatur vajza ka ndërruar jetë në orën 13:30. Ndërkohë kujtojmë se për shkak të sfidave të “Tik Tok”, vitin e kaluar ndërroi jetë 15-vjeçarja Chloe Phillips nga Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara, e cila po provonte sfidën e përdorimit të drogës më të fortë.

Burimi: palermolive.it/joq.al

A serious event has been recorded in Palermo, where a 10-year-old girl tragically lost her life after a challenge in “Tik Tok”. It is learned that the girl has been proving herself to be a challenge in the popular app widely used, by children and teenagers. Parents have stated that their daughter had become part of the challenge proving the resistance of the person trying the game.

The game consisted of tying a belt around the neck and monitoring the resistance after this dangerous action. The girl had started and was in the first steps, while for a moment she was asphyxiated and her parents sent her to Di Cristina Hospital in Palermo. Doctors gave first aid, but due to prolonged asphyxia the girl passed away at 13:30. Meanwhile, we recall that due to the challenges of “Tik Tok”, 15-year-old Chloe Phillips from Oklahoma City, USA, who was trying the challenge of using the strongest drug, passed away last year.

Source: palermolive.it/joq.al