I shpallur në kërkim 19-vjeçari. Tek ngjarja e rëndë ku mbeti i i plagosur rëndë babai i drejtorit të Policisë, gjithashtu dhe Mentor Hasanaj u plagos, teksa theksonte se nuk ka pasur konflikte me njeri gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas burimeve nga Policia për ngjarjen është shpallur në kërkim 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, pasi ka prova që ai ka qenë personi që ka qenë në motorin ku është qëlluar drejt makinës së Hasanajt. Pavarësisht se mbajnë të njëjtin mbiemër, bëhet me dije se mes autorit të dyshuar, dhe dy të plagosurve nuk ka asnjë lidhje farefisnore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa të gjithë shprehen se familja e tij ka qenë e qetë dhe e paimplikuar në ngjarje me natyrë kriminale. Ilirjan Hasanaj është djalë në një moshë shumë të re, ndërsa mbeten mister arsyet e këti atentati mafioz, të kryer ndaj funksionarit të shtetit, i cili udhëtonte më një makinë Policie.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Identifikohet me prova shkencore e biologjike autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje më datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit M. H. dhe Xh. H. Shpallet në kërkim 19-vjeçari I. H. Sekuestrohet motomjeti i përdorur gjatë kryerjes së krimit dhe prova të tjera materiale. Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër. Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Gjithashtu, falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

19-year-old declared wanted. In the serious event where the father of the Director of Police was seriously injured, also Mentor Hasanaj was injured, as he emphasized that there were no conflicts with anyone during the exercise of duty. According to police sources, 19-year-old Ilirjan Hasanaj has been declared wanted for the event, as there is evidence that he was the person who was on the motorcycle where he was shot at Hasanaj’s car. Despite bearing the same surname, it is reported that there is no kinship between the suspected perpetrator, and the two injured.

The services of the Local Police Directorate of Shkodra, in cooperation with those of Malësia e Madhe, continue the work to locate and apprehend the suspected perpetrator, while everyone says that his family has been calm and uninvolved in events of a criminal nature. Ilirjan Hasanaj is a boy at a very young age, while the reasons for this mafia assassination, committed against a state official, who was traveling in a police car, remain a mystery.

Police Notice:

The event that took place yesterday at noon on the Shkodra-Koplik road axis will be clarified within a few hours. The suspected perpetrator of the event that happened yesterday on 11.10.2020, where the citizens M. H. and Xh. Were seriously injured, is identified with scientific and biological evidence. H. 19-year-old I. H. is declared wanted. The motor vehicle used during the commission of the crime and other material evidence are seized. The structures of DVP Shkodra, under the direction of the Prosecutor’s Office of the Shkodra Judicial District, thanks to the quick and professional reaction, following the investigation have made possible the identification of the suspected perpetrator, citizen I. H. 19 years old, resident in “Tepe” neighborhood, Shkodra. This citizen, on 11.10.2020, at 12:30, on the road axis Shkodër-Malësi e Madhe, at the roundabout of “5 Heroes”, shot with a firearm and seriously injured the citizen MH, 39 years old resident in Grudë Fushë, Malësi e Madhe, acting head of the Municipal Police Malësi e Madhe and citizen Xh. H., 74 years old, resident in Grudë Fushë, Malësi e Madhe, who were traveling from Shkodra to Malësia e Madhe, with a vehicle type “Skoda”, owned by the Municipality of Malësi e Madhe. Also, thanks to the timely reaction, the siege of the area and the detailed control of the territory, the Police services, in the place called Livadhe, have found the motor vehicle without license plates, a spacesuit and other items that were used by the perpetrator. Shkodra Police, in cooperation with those of Malësia e Madhe, are intensively working to locate and apprehend the suspected perpetrator. Under the direction of the Prosecution, the investigative structures of DVP Shkodra are continuing the work to clarify the cause of this event. The materials were referred to the Prosecutor’s Office of the Shkodra Judicial District, for the criminal offenses “Murder of more than one person” remaining attempted and “Illegal possession of weapons.”