Një 35 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Policia bën me dije se dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e tij.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që bënë 35-vjeçarin të kryejë aktin tragjik.

Informacion paraprak: Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

A 35-year-old man was found without signs of life in his apartment in Durrës. Police say he is suspected of committing suicide with a firearm as no signs of violence or other injuries were found on his body.

Meanwhile, the investigative group is working to fully clarify the circumstances of the event that made the 35-year-old commit the tragic act.

Preliminary information: On 26.11.2020, at 18:05, in the neighborhood no. 16, Durrës, was found in the apartment, suspected to have committed suicide with a firearm (pistol), citizen S. A., about 35 years old.

From the preliminary examination of the body, no signs of violence or other injuries were found, except for the one caused by the firearm.

The investigative group under the direction of the Prosecution is working to fully document the cause and circumstances of the event.