Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shëngjin ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Burime bëjnë me dije se një person i paidentifikuar i cili lëvizte me një motorr, ka qëlluar në drejtim të një automjeti duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ende nuk dihet se cila mund të ketë qenë shënjestra e tyre, por sipas policisë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë një automjet është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës, pasi dyshohet se janë personat e përfshirë në ngjarje pasi janë konstatuar shenja plumbash.

Dyshohet se kjo makinë i përket shënjestrës së atentatit, pasi nga vendi i ngjarjes raportohet të jenë larguar të dyja palët.

Blutë e Lezhës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shkaqet dhe rrethanat e saj si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gunshots were heard this evening in Shengjin while no injuries were reported. Sources suggest that an unidentified person who was riding a motorcycle, shot in the direction of a vehicle, leaving the scene quickly.

It is not yet known what their target may have been, but according to police, thankfully no one was injured. Meanwhile, a vehicle was stopped in Kryebushat of Shkodra, as it is suspected that they are the persons involved in the event after the signs of bullets were found.

It is suspected that this car belongs to the target of the assassination, as both parties are reported to have left the scene.

The Blues of Lezha have arrived at the scene and are working on its causes and circumstances as well as identifying and apprehending the perpetrators.