“Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi”. Këto janë fjalët e një 11-vjeçare nga Tirana e cila u përdhunua nga bashkëshorti i motrës.

Me të ëmën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11 vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë për Top Channel se shtetasi me inicialet K.Z. është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11- vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

“Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.

 

“My sister was sent to the maternity ward to give birth, while her husband returned home and abused me.” These are the words of an 11-year-old girl from Tirana who was raped by her sister’s husband.

With her mother holding her hands to encourage her, an 11-year-old girl living in Tirana denounced her sister’s husband as a rapist. The minor was convinced she had to report sexual abuse as soon as her brother-in-law left as an immigrant in Greece.

Sources of the Tirana prosecutor’s office tell Top Channel that the citizen with the initials K.Z. has been declared wanted after obtaining evidence and administering evidence. The child often resided with the sister, sources say, as the mother was divorced.

According to an official source, data were administered at the maternity hospital to confirm the testimony of the child, while testimonies of the sister were also taken.

The woman says she noticed her husband holding the 11-year-old accountable for household chores, and that she was also informed of the incident by her mother.

“My mother caught me, my sister’s husband the day my sister was born. “I do not want to live there anymore,” said the child, who was immediately made available to a psychologist during the testimony.