-Kryetari i Kuvendit ndërpreu për 5 minuta seancën plenare, pasi disa nga deputetët e opozitës bllokuan foltoren për shkak se Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën Myslym Murrizit, që kërkoi të replikonte me kryeministrin Edi Rama.

Ruçi i tërhoqi vëmendjen duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca nëse nuk ulet, por Murrizi nuk u tërhoq. Përballë situatës së krijuar, PS-ja kërkoi 5 minuta pushim të seancës plenare.

Debati në Kuvend
Myslym Murrizi shkon në foltore: Më përmendi emrin Gramoz Ruçi: Ka mundësi të ulesh poshtë, se do të zbatoj rregulloren. Ka mundësi të më dëgjosh.

Myslym Murrizi: Nuk të dëgjoj fare

Shërbimi i Kuvendit shkon në foltore

Gramoz Ruçi: Ikni andej ju të shërbimit, nuk ka nevojë, ju të shërbimit. Atëherë keni fjalën, e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, se kishte radhën. E dyta keni në dispozicion edhe 15 minuta për cështjen që do të hap tani. Vazhdojmë me projektligjin për parandalimin e krimit. Zoti Murrizi ulu se të jap fjalën menjëherë, ulu poshtë se do të marrë masa, po të jap vërejtje. Po pres dy minuta do të përjashtohesh nga salla. Po ulu more ulu.

 

-The Speaker of the Assembly interrupted the plenary session for 5 minutes, after some of the opposition deputies blocked the rostrum because Gramoz Ruçi did not give the floor to Myslym Murrizi, who asked to reply to the Prime Minister Edi Rama.

Ruçi drew his attention by warning him that he would expel him from the session if he did not sit down, but Murrizi did not withdraw. In the face of the situation, the SP demanded a 5-minute break from the plenary session.

Debate in the Assembly
Myslym Murrizi goes to the rostrum: Gramoz Ruçi mentioned my name: There is a possibility that you will sit down, because I will follow the rules. You may hear me.

Myslym Murrizi: I can’t hear you at all

The service of the Assembly goes to the rostrum

Gramoz Ruçi: You serve there, there is no need, you serve. Then you have the floor, first I did not give the floor to Kujtim Gjuzi for the reply, because it was his turn. The second has 15 minutes available for the issue that will open now. We continue with the draft law on crime prevention. Mr. Murrizi, sit down, let me give you my word immediately, sit down, I will take action, if I give you a warning. Waiting for two minutes will take you out of the room. Po ulu more ulu.