Gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa 127 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga 531 të dyshuar. Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Deri tani (6 Gusht 2020), janë kryer në total 44295 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6016 pacientë dhe mbeten raste aktive 2673 persona. Ndërsa totali i jetëve të humbura është 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë – 1477; Durrës – 344; Shkodër – 232; Fier – 99; Vlorë – 97; Kukës – 90; Lezhë – 86; Korçë – 85; Elbasan – 53; Berat – 44; Dibër – 34; Gjirokastër – 32.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

Six people have lost their lives in the last 24 hours in our country, while 127 others have tested positive out of 531 suspects. Even after the great efforts of the medical teams, unfortunately they could not win the battle with the disease in the two Covid hospitals, 3 citizens from Durrës, a 64 year old, a 65 year old and a 69 year old, with concomitant diseases. A 72-year-old woman from Fier, a 73-year-old woman from Korça and a 78-year-old woman from Tirana did not win the battle with Covid 19.

The geographical distribution of positive daily cases is as follows: 36 cases in Tirana, 28 in Kruja, 15 in Durres, 8 in Has, 5 in Kukes, 4 in Fier, 3 cases in Shkodra, Korca, Elbasan, Vlora, Gjirokastra, from 2 cases in Lezha, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, 1 case each in Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelena, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Despite the daily cases identified, during the last 24 hours 32 citizens have been cured, bringing the number of cured to 3155, since the beginning of the epidemic. While more than 1 thousand active cases affected by Covid19 are being followed in dynamics by family doctors according to the established protocols.

Currently in the Infectious Diseases Hospital and “Shefqet Ndroqi” 119 patients are being confirmed positive with Covid19, 22 patients are in intensive therapy, 4 of which are intubated. Also in the two hospitals, Covid 1 and Covid 2, in addition to the confirmed positive patients with Covid19, are also receiving treatment of suspected patients, who are being treated according to the respective protocols.

So far (6 August 2020), a total of 44295 tests have been performed, of which 6016 patients have tested positive and 2673 persons remain active cases. While the total number of lives lost is 188 (Tirana 90 district, Shkodra 31, Durres 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezha 5, Kukes 5, Korca 5, Vlora 4, Dibra 2, Berat 1)

Geographical distribution of active cases by regions: Tirana – 1477; Durrës – 344; Shkodër – 232; Fier – 99; Vlora – 97; Kukës – 90; Lezha – 86; Korça – 85; Elbasan – 53; Berat – 44; Dibër – 34; Gjirokastra – 32.

The Ministry of Health addresses all citizens to implement the government’s decision to make the mask mandatory indoors and it is not possible to maintain physical distance everywhere. We call on all citizens to avoid mass gatherings, ceremonies of any kind, as they are a source of spread of infection.

Your cooperation is vital to curb the spread of Covid19. If you have signs of illness, isolate yourself and call the National Emergency number, 127. Call the green line 0800 40 40 for psychological counseling or any information about Covid19.

In the meantime, we remind the citizens confirmed positive with Covid19 to follow the rule of compulsory quarantine and to be in constant contact with their family doctor. Breaking this rule is a legal violation and endangers the lives of others.