Meterologu Akil Osmani në një lidhje për “Fax News”, ka dhënë parashikimin e motit në Shqipëri për ditën e sotme dhe ditët në vijim.

Sipas parashikimeve të meterologëve, dita e sotme pritet që të regjistrojë temperaturat më të ulëta në qytetet verilindore ku do të ketë edhe reshje dëbore ndërsa do të ketë një përmirësim të temperaturave duke nisur nga dita e premte dhe gjatë fundjavës.

“Dita e sotme ka sjellë një rënie të vlerave termike duke bërë që në zonat malore temperaturat të zbresin nga -2 deri në -3 gradë celcius.

Në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar, vlerat e temperaturave maksimale kanë zbritur deri në 14 gradë celsius.

Edhe në ditën e nesërme pritet të kemi një rënie të vlerave termike minimale, duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të zbresin deri në -5 gradë celcius.

Dita e premte dhe fundjava pritet të sjellë një rritje të vlerave termike duke bërë që temperaturat maksimale në zonën jugperëndimore të vendit të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në qytetet verilindore si Dibra dhe Kukësi. Do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës kryesisht në qytetet verilindore”, tha Osmani.

‘Shpejtësia e erës mbetet e fortë në det të hapur duke shkuar deri në 55 km/ orë në intervale të shkurtra kohore, por nga dita e premte dhe fundjava do të ketë një normalizim të shpejtësisë së erës.

Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 4-5 gradë celcius në kryeqytet ndërsa ato maksimale pritet të jenë deri në 19 gradë celcius.’- u shpreh meterologu Akil Osmani.

Meteorologist Akil Osmani in a link to “Fax News”, has given the weather forecast in Albania for today and the following days.

According to meteorologists’ forecasts, today is expected to record the lowest temperatures in the northeastern cities where there will be snowfall and there will be an improvement in temperatures starting on Friday and over the weekend.

“Today has brought a drop in thermal values ​​causing temperatures in mountainous areas to drop from -2 to -3 degrees Celsius.

In the southwestern areas of the Albanian territory, the values ​​of maximum temperatures have dropped to 14 degrees Celsius.

The next day is expected to have a decrease in minimum thermal values, causing the minimum temperatures in mountainous areas to drop to -5 degrees Celsius.

Friday and weekend are expected to bring an increase in thermal values ​​causing maximum temperatures in the southwestern area of ​​the country to go up to 20 degrees Celsius.

The lowest temperatures will be recorded in northeastern cities such as Dibra and Kukes. “There will be snowfalls mainly in the northeastern cities,” said Osmani.

‘The wind speed remains strong offshore going up to 55 km / h at short intervals, but from Friday and weekend there will be a normalization of the wind speed.

The minimum temperatures can drop to 4-5 degrees Celsius in the capital, while the maximum ones are expected to be up to 19 degrees Celsius, ” said meteorologist Akil Osmani.