Akt solidar i bashkisë Elbasan.

Në shenjë respekti ndaj viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali,i Bashkia e Elbasanit ka shpalosur një flamur gjigand italian në kullën e sahatit mbi 30 m të lartë.

Me anë të këtij veprimi bashkia Elbasan në radhë të parë ka shprehur solidaritetin për viktimat në vendin fqinjë dhe së dyti ka dashur të sensibilizojë qytetarët e saj që të respektojnë thirrjen e autoriteteve.

Me anë të kësaj simbolike, apeli për qytetarët është i qartë, të mos bëhen gabime si qytetarët italianë që shpërfillën rrezikun duke u dyndur rrugëve e tashmë po vuajnë pasojat fatale të virusit.

Akti i bashkisë është përshëndetur nga shumë qytetarë.

Në Elbasan deri më tani janë regjistruar vetëm 2 shtetas pozitive me koronavirus. Të gjitha testet e tjera kanë dalë negativë. Megjithatë kjo nuk e justifikon thyerjen e papërgjegjshme të rregullave nga disa qytetarë.


Solidarity act of Elbasan municipality.

In honor of victims of coronavirus-related deaths in Italy, the Municipality of Elbasan has displayed a giant Italian flag on the clock tower over 30 meters high.

Through this action, the municipality of Elbasan has first of all expressed its solidarity with the victims in the neighboring country and secondly it has wanted to sensitize its citizens to respect the call of the authorities.

Through this emblematic, the appeal to the citizens is clear, not to make mistakes like the Italian citizens who ignored the danger by running into the streets and are already suffering the fatal consequences of the virus.

The act of the municipality has been hailed by many citizens.

To date, only 2 positive coronavirus positive citizens have been registered in Elbasan. All other tests have turned out to be negative. However, this does not justify irresponsible breaking of rules by some citizens.