Tre viktima dhe 10 të plagosur. Ky është bilanci sot në rrugët e vendit, që janë përgjakur nga disa aksidente. Viktima e parë u shënua në Lezhë, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Makina tip “Benz” ku po udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes në anë të saj.

Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe mbeti i plagosur pasagjeri N.P. i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që paradite një aksident i mori jetën një të moshuari në Përmet. Sipas policisë në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues M. Sh. 44 vjeç, banues në Këlcyrë përplasi Zh. K., 62 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. I moshuari humbi jetën në vend.

Një tjetër aksident u shënua pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, ku ndërroi jetë një 27-vjeçar, drejtuesi i mjetit Akil Ruçaj. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, i riu ndërroi jetë.

Një makinë u përfshi nga flakët në Laç, ndërsa drejtuesi u lëndua duke përfunduar në spital. Ndërkohë që në mbrëmje në Elbasan si pasojë e përplasjes kokë më kokë të një furgoni me një “Volkswagen cabriole” u plagosën 7 persona.

Në Elbasan makina tip “Volkswagen” u bë copë copë nga përplasja e fortë me minibuzin dhe humbi jetën pasagjeri.

Three victims and 10 injured. This is the balance today on the roads of the country, which have been bloodied by several accidents. The first victim was recorded in Lezha, near the intersection of Ishull-Shengjin. The “Benz” type car where two people were traveling went off the road and ended up in a business on its side.

As a result, the driver of the vehicle died immediately and the passenger N.P. was injured. who was transported to the Trauma Hospital.

While in the morning an accident took the life of an elderly man in Përmet. According to the police near the village of Kutal, the vehicle type “Renault” with driver M. Sh. 44 years old, resident in Këlcyrë crashed Zh. K., 62, who was traveling by bicycle. The old man lost his life on the spot.

Another accident was recorded this afternoon in the village of Gjormë in Vlora, where a 27-year-old driver, Akil Ruçaj, died. He lost control of the car going off the road while being injured along with the passenger. But despite being rushed to hospital for help, the young man died.

A car was engulfed in flames in Lac, while the driver was injured ending up in hospital. Meanwhile, in the evening in Elbasan, as a result of a head-on collision of a van with a “Volkswagen cabriole”, 7 people were injured.