Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste në Elbasan ku theksoi angazhimet e PS për vitin 2020 duke filluar me pjesën më të rëndësishmë të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Viti 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është viti i rindërtimit të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi ka lënë pas, jo vetëm, dhimbjen e jetëve të humbura, por edhe shumë dëme ku mijëra familje janë pa shtëpi dhe po ashtu shumë institucione të dëmtuara. Në lidhje më këtë situatë, qeveria ka parashikuar, jo vetëm buxhet, por edhe masat për shërimin e plagëve të lëna pas nga tërmeti. Brenda vitit 2020 duhet të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe të jenë ngritur po ashtu të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete.”

Por vëmendja dhe angazhimet e tjera të qeverisë në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalen, Balla vuri theksin tek një hap i madh përpara përsa i përket shërbimeve publike: “Do të doja t’i kërkoja bashkisë dhe të gjithë institucioneve publike që të bëhen përçues të një hapi të madh që ka ndërmarrë qeveria për digitalizimin e shërbimeve publike.”

Një luftë e pakompromis do të vijojë ndaj krimit e korrupsionit në çdo hallkë të tij tha Balla: “Luftën kundër krimit të organizuar do ta intensifikojmë shumë fort në ditët në vijim, për të identifikuar çdo lloj grupimi kriminal apo individi që e ka vënë pasurinë në mënyrë të pandershme. Beteja ndaj KÇK-së nuk përfshin vetëm largimin nga sistemi i drejtësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por edhe identifikimin dhe vënien para ligjit të çdo lloj elementi kriminal.”

Prej disa muajsh Partia Socialiste është në një proces riorganizimi, ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021, “mandati i tretë për ne është një konsolidim i gjithçkaje kemi arritur dhe një forcim i mëtejshëm i çdo pune të mirë që është bërë deri tani në Shqipëri.” tha Balla.

Në Elbasan u komandua në krye të Partisë Socialiste deputetja Evis Kushi duke marrë detyrën pas Z. Xhevahir Budani.

SP Secretary-General Taulant Balla attended a meeting of the Socialist Assembly in Elbasan where he emphasized SP commitments for 2020 beginning with the most important part of this year, which is rebuilding the country after the devastating November 26 earthquake.

“The year 2020 is an important year for Albania because it is the year of the reconstruction of the damage caused by the earthquake of November 26th. In addition to this, the government has foreseen, not only the budget, but also the measures to heal the wounds left by the earthquake. all the construction sites in the cities have also been set up. ”

But the government’s attention and other commitment to serving the citizens will not stop, Balla emphasized a major step forward in terms of public services: “I would like to ask the municipality and all public institutions to become conductors of a major step the government has taken to digitalize public services. ”

An uncompromising fight will continue against crime and corruption at every level, Balla said: “We will intensify the fight against organized crime in the coming days, to identify any criminal group or individual who has put their wealth in The fight against the CCK involves not only the removal from the justice system of corrupt judges and prosecutors, but also the identification and prosecution of any criminal element. ”

For several months the Socialist Party is in the process of reshaping, renewing and preparing for the June 2021 parliamentary elections, “the third mandate for us is a consolidation of everything we have achieved and a further strengthening of any good work that has been done so far in Albania. ” said Balla.

In Elbasan, MP Evis Kushi was in charge of the Socialist Party, taking over from Mr Xhevahir Budani.

Loading...