Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse ky i fundit deklaroi të kundërtën në një deklaratë para pak çastesh, PS-ja nuk humb kohë pasi së fundmi është zbuluar edhe mesazhi që iu ka drejtuar deputetëve.

Një mesazh ka mbërritur sot në celularët e deputetëve socialistë, ku iu kërkohet që të jenë prezent për të firmosur propozimin për shkarkimin e tij.

Mesazhi i plotë: Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

The Socialist Party has started the procedures for the dismissal of President Ilir Meta. Although the latter stated the opposite in a statement a few moments ago, the SP is not wasting time as the message addressed to the deputies has recently been revealed.

A message has arrived today on the mobile phones of the socialist deputies, asking them to be present to sign the proposal for his dismissal.

Full message: Dear colleagues, based on some serious violations of the Constitution according to the provisions of Article 90, by President Ilir Meta before and during the election campaign, in consultation with the Presidency of the Parliamentary Group we have decided to initiate the Procedure for Dismissal of the President of the Republic. To this end, please provide your presence at the Office of the Parliamentary Group to sign the proposal for the dismissal of the President.