Fluturimi i dytë provë i raketës futuriste “Starship”, e kompanisë SpaceX, përfundoi me një tjetër shpërthim të martën.

Kompania e sipërmarrësit Elon Musk lëshoi prototipin e saj të fundit të raketës “Starship” në pjesën juglindore të Teksasit, dy muaj pasi prova e mëparshme përfundoi me një shpërthim të madh.

Raketa prej çeliku arriti lartësinë e synuar prej 10 kilometrash, pak më poshtë se prova e fundit. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, ndërsa raketa 50 metra e gjatë ra në pozitë të pjerrët dhe filloi të zbriste. Por ajo nuk arriti të drejtohej në kohë për një ulje të sukseshme dhe u përplas në tokë.

“Duhet të punojmë ende për realizimin e zbritjes”, tha inxhinieri i kompanisë SpaceX, John Insprucker. “Duhet të kujtojmë se fluturimi ishte një provë”, shtoi ai.

Një prototip tjetër i raketës “Starship”, ndodhej shumë afër vendit të nisjes në Boca Chica të Teksasit, gjatë provës të së martës, që zgjati 6.5 minuta.

Elon Musk po zhvillon raketën “Starship” për të dërguar njerëzit në Mars, mbase pas disa vjetësh. Kjo është faza e përparuar e anijeve të tij hapësinore për udhëtimet në Hënë dhe Mars, që janë në plan të leshohen në hapësirë me një mega raketë të quajtur “Super Heavy” e cila është në krijim e sipër.

SpaceX u përpoq të lëshonte raketën Starship javën e kaluar por nuk arriti të merrte miratimin e nevojshëm nga Administrata Federale e Aviacionit, duke nxitur një reagim të ashpër në Twitter nga Elon Musk.

SpaceX nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë për fluturimin e 9 dhjetorit, tha një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit të martën dhe duhej të bënte korrigjime përpara se të vazhdonte me operacionet e lëshimit të raketës. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, fluturimi i së martës i plotësonte të gjitha kriteret e sigurisë. Megjithatë, në një njoftim tjetër kjo agjenci tha se do të hetonte shkaqet e shpërthimit të raketës “Starship” për të parë nëse është e nevojshme të bëhen përmirësime në procedurat e sigurisë gjatë provave të këtij lloji./VOA

The second test flight of the SpaceX futurist rocket “Starship” ended with another explosion on Tuesday.

Entrepreneur Elon Musk’s company launched its latest prototype Starship rocket in southeastern Texas, two months after the previous test ended in a major explosion.

The steel rocket reached the target height of 10 kilometers, slightly below the last test. Everything seemed to be going well, as the 50-meter-long rocket fell into a sloping position and began to descend. But she failed to head in time for a successful landing and crashed to the ground.

“We still have to work on the discount,” said SpaceX engineer John Insprucker. “We have to remember that the flight was a test,” he added.

Another prototype of the Starship rocket was located very close to the launch site in Boca Chica, Texas, during Tuesday’s 6.5-minute test.

Elon Musk is developing the Starship rocket to send humans to Mars, perhaps after a few years. This is the advanced phase of his spacecraft for trips to the Moon and Mars, which are planned to be launched into space with a mega rocket called “Super Heavy” which is in development.

SpaceX tried to launch the Starship rocket last week but failed to get the necessary approval from the Federal Aviation Administration, prompting a backlash on Twitter from Elon Musk.

SpaceX did not comply with safety rules for the Dec. 9 flight, a Federal Aviation Administration spokesman said Tuesday, and needed to make corrections before proceeding with rocket launch operations. According to the Federal Aviation Administration, Tuesday’s flight met all safety criteria. However, in another announcement this agency said that it would investigate the causes of the explosion of the “Starship” missile to see if it is necessary to make improvements in security procedures during tests of this type./VOA