Nga studio e lajmeve të Fax News, Luçiano Boçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një të afërm të tij që ka humbur jetën për shkak të Covid-19 dhe kjo nuk është deklaruar nga autoritetet shëndetësore.

Boçi tha se e ka deklaratën e ministrisë që nuk e përmendte të afërmin e tij, ndërsa ka provat e analizave se personi në fjalë ishte i infektuar.

Ish-deputeti demokrat rrëfeu se vendosi ta marr për huazim jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij rastin në fjalë për sensibilizim dhe argument që autoritetet të tregohen të sinqerta dhe transparente në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar, teksa ka akuzuar qeverinë se ka hequr dorë nga angazhimi i saj për ta luftuar koronavirusin.

“Një njeri i afërm i imi ndërroi jetë nga Covid ndërsa nuk është bërë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij. Unë e kam mbajtur në heshtje këtë rast por kur zemërata me një menaxhim të tillë është aq e madhe, nuk mund ta mbash vetëm për vete. Humbi jetën në Spitalin Infektiv, e kam deklaratën e autoriteteve shëndetësore, e dëgjova dhe përmendi vetëm dy gra që kishin humbur jetën, ndërsa për rastin e personit tim të afërt nuk u përmend.

Nuk ka ndërkohë testime të njerëzve të familjes, të kontakteve parësore dhe dytësore. Rasti i fundit është i Drejtoreshës së Zyrës Arsimore që doli me Covid, por asnjëri prej punonjësve të tjerë nuk janë testuar. Vetëm para 30 minutash kam mesazh që asnjë nga personat që punon aty, nuk është testuar. E vërteta shëron, duhet pranuar se të lejon të ruash vetveten, personat afër teje dhe shoqërisë.

Me dhimbje e solla nga eksperienca personale, nuk do doja se sjell emocionalitet, por kjo tregon se si është gjendja, pse protokollet nuk zbatohen. Pse në Shqipëri ka humbur shpresa e jetës ndaj Covidit për persona siç ndodhi me skulptorin e njohur, ndërsa disa të tjerë dërgohen edhe jashtë. Qeveria duket qartazi se ka hequr dorë nga çdo lloj angazhimi. Nuk ka një angazhim qeveritar për testimet”, tha Boçi.

From the news studio of Fax News, Luciano Boci has made a strong statement about a relative of his who lost his life due to Covid-19 and this has not been stated by the health authorities.

Boci said that he has the statement of the ministry that did not mention his relative, while there is evidence of analysis that the person in question was infected.

The former Democrat MP confessed that he decided to take the loan out of his will and desire for the case in question for awareness and argument for the authorities to be sincere and transparent regarding the management of the situation, while accusing the government of giving up its commitment to fighting the coronavirus.

“A relative of mine passed away from Covid while the persons contacted by him were not traced. I have kept this case quiet but when the anger with such management is so great, I can not keep it to myself. I lost my life in the Infectious Diseases Hospital, I have the statement of the health authorities, I heard it and mentioned only two women who had lost their lives, while for the case of my close person it was not mentioned.

There are no tests of family people, primary and secondary contacts. The latest case is of the Director of the Education Office who came up with Covid, but none of the other employees have been tested. Just 30 minutes ago I got the message that none of the people working there have been tested. The truth heals, it must be admitted that it allows you to save yourself, the people close to you and society.

With pain I brought from personal experience, I would not like to bring emotionality, but it shows how it is, why protocols are not implemented. Why in Albania he has lost the hope of life to Covid for people as happened with the famous sculptor, while some others are sent abroad. The government clearly seems to have given up any kind of commitment. “There is no government commitment for the tests”, said Boçi.