Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme infermierën që i vodhi portofolin pacientit të shtruar në spitalin Infektiv, denoncuar në emisionin STOP.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R.H, 30 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka vjedhur para nga portofoli i pacientit, si dhe ka marrë kartën e tij të bankës, duke i zhvatur dhe llogarinë bankare.

Njoftimi i plotë i Policë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Tirana Police has arrested today the nurse who stole the wallet of the patient hospitalized in the Infectious Diseases Hospital, denounced in the STOP show.

It is about the citizen with the initials R.H, 30 years old, resident in Durrës, who stole money from the patient’s wallet, as well as took his bank card, extorting his bank account.

Full police notification:

Crime Investigation Specialists at the Police Commissariat no. 4, in cooperation with the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, have made possible the identification, localization and detention of the citizen R. H., 30 years old, resident in Durrës.

The detention of this citizen was made because based on the film footage, she is the perpetrator of the theft of a large amount of money in the wallet of the citizen K. D., who was hospitalized in the infectious hospital, where she died from COVID-19.

After the report made for this event, by the son of the deceased, citizen FD, 25 years old, who stated that the amount of 60,000 ALL was withdrawn from his father’s bank account, the Specialists for the Investigation of Crime in the Police Commissariat have organized the work for identification of the author.

Based on the film evidence, it turned out that the amount of money was withdrawn by the citizen R. H., a nurse at the Infectious Diseases Hospital, who admitted the authorship of the event, which was also covered by the investigative show “STOP”.

The procedural materials will be referred to the Prosecutor’s Office of the Tirana Judicial District, for further investigative actions, for the offenses “Theft” and “Theft by abuse of office”.