Ishulli i Mbretërisë së Bashkuar është goditur nga stuhia “Ciara”. Ndërkohë mediat në vend kanë publikuar edhe shkatërrimet që ka shkaktuar kjo stuhi e fuqishme, ndërsa paralajmërojnë se të hënën dhe të martën do të ketë edhe forcën më të madhe të goditjes.

Në një video të postuar në mediat britanike, shihen momente të frikshme ku një avion vërtitet në ajër nga era e fortë. Në disa momente duke sikur do të rrëzohet por më pas vijon udhëtimin shumë ulët me tokën.

Për shkak të kësaj stuhie në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget. Stuhia ka një forcë të regjistruar prej 129 km/h. Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve.

Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.
Ndërsa kompania “British Airways” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anuluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë.

The United Kingdom island has been hit by hurricane Ciara. Meanwhile media in the country have also reported the devastation caused by this powerful storm, and warn that Monday and Tuesday will have the biggest impact force.

In a video posted in the British media, there are frightening moments where a plane is wrecked in the wind. At some point it looks like it will crash but then it goes downhill.

Because of this storm in the UK, trains, flights and ferries have been suspended. The storm has a recorded force of 129 km / h. At least 10 railway companies have publicly announced trips.

London’s Heathrow Airport and some airlines have chosen to unify flights to reduce the number of those who will be eliminated.
British Airways, meanwhile, has decided to transfer passengers to other airports. Virgin Airlines has canceled several trips. Hurricane Ciara is expected to bring heavy rains and thunderstorms.