Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një fjalim të ashpër sot me strukturat e partisë në Shkodër ku e ka emërtuar kryeministrin Rama një “kriminel” që guxon të kërkojë punëtorë të huaj në kushtet kur shqiptarët kanë emigruar për punë dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, sa “bukuroshe” aq edhe një “halabake rrugësh” që vjedh edhe pronat e shqiptarëve.

Kryemadhi tha ndër të tjera se “ndihemi çdo ditë e më shumë jo pa shpresë, por shqiptarët ndihen pa mburojë, pa shtetin e tyre dhe jut ë gjithë e di ç’ka ndodhur ditët e fundit. Në fakt dëgjon në debatet televizive dhe me miqtë e huaj që flasin për Kushtetutën. Mbi bazën e saj ne kemi vendosur rregulla, nuk do të denim ku ëhstë prona e secilit, ku është fundi i rregullave të demokracisë për dikë dhe ku fillon për tjetrin, pra, ajo që vendos rregullin.

Kushtetuta e një vendi është si rregulli i një burri dhe gruaje në shtëpi, si i prindërve që vendosin rregullat. Sot ndiej dhembshuri, keqardhje dhe ndoshta edhe mëshirë, sepse Kryeministri ynë, që ka treguar jo gjë tjetër veç analfabizimit politik, por edhe njërëzor, sepse ai nuk ka asnjë fije njerëzillëku në shpirt. Dëgjoja se si sot nga shtëpitë e njerëzve të rrënuar në Durrës ne do të thërrasim punëtorë nga jashtë sepse shqiptarët i mendon të gjithë jurist që rrinë në kafene.

Por të shikosh se juristët e Ramës janë dhe ata që paguajnë një natë në hotel 700 euro, sa ndihma ekonomike e 20 familjeve shqiptare në Tiranë.

Rroga 200-mijë lekëshe është luks në Shqipëri, po bëhet luks dhe pesnioni social 70 mijë lekë të vjetra dhe ky analfabet thotë se do sjell punëtorë nga kontinente të tjera se këtu nuk paska.

Mjafton t’u drejtohet firmave të ndërtimit dhe të shohë se nuk kanë dhe sesi 700 djem nga Gramshi punojnë sot në Mongoli. Gra shqiptare punojnë sot në Mongloi, Qipro, Maqedoni për dhjetë euro se nuk ka punë dhe ky kriminel thotë do të sjellë punëtorë nga vende të tjera.

Po juristët e tij janë kthyer në shtojzovalle të kapjes dhe rrëmbimit të Kushtetutës shqiptare dhe sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, që ka dhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës, sepse ka falsifikuar protokollin e Ministrisë së Drejtësisë.

Se ne merremi me Arta Vorpsin….Kur ajo ka ngelur në provim për të qënë gjykatëse e thjeshtë!

Por ama, një ministreshë që e ndërton fatin e saj mbi fatin e fëmijëve shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin, ka vjedhur edhe pronat e qytetarëve shqiptarëve. Sa shqiptarë orvaten zyrave të pronave për nëj copë letër. Sic ka marrë guximin një halabake rrugës për të falsifikuar protokollin e shtetit, kjo dhe bandat e saj mos harroni se kanë vjedhur edhe pronat e shqiptarëve!”

The leader of the SMI, Monika Kryemadhi, delivered a harsh speech today with party structures in Shkodra labeling Prime Minister Rama a “criminal” who dares to seek foreign workers when Albanians have migrated for work and Justice Minister Etilda Gjonaj, as “pretty” as well as a “street hawk” who steals Albanian property as well.

The premier said, among other things, “we feel more and more hopeless every day, but Albanians feel shielded, without their state and you all know what happened in the last days. In fact, you hear it on television debates and with foreign friends talking about the Constitution. On the basis of it we have set rules, we will not be punished where is everyone’s property, where is the end of the rules of democracy for one and where begins for the other, that is, who sets the rule.

The constitution of a country is like the rule of a man and woman at home, like the parents who set the rules. Today, I feel compassion, regret and maybe even compassion, because our Prime Minister, who has shown nothing but political illiteracy, but also humanity, because he has no strings of humanity in his soul. I was hearing how today we are going to call workers from outside the ruined houses in Durres because Albanians think of every lawyer sitting in a cafe.

But to see that Rama’s lawyers are also those who pay 700 euros a night in the hotel, as much as the economic aid of 20 Albanian families in Tirana.

The 200,000 ALL salary is a luxury in Albania, it is becoming a luxury and social pension 70,000 ALL old and this illiterate says it will bring workers from other continents here.

Just look at the construction companies and see how they have and how 700 Gramsh boys work in Mongolia today. Albanian women work today in Mongloi, Cyprus, Macedonia for ten euros because there is no work and this criminal says she will bring in workers from other countries.

But his lawyers have turned into appendages to the seizure and abduction of the Albanian Constitution, and to this day we still do not have a response from our lovely minister, who also has a family connection with the President of the Republic, because he has falsified the protocol of the Ministry of Justice.

That we deal with Arta Vorps… .When she failed the exam to be a simple judge!

But a minister who builds her fate on the fate of Albanian children, as she has stolen the protocol, has also stolen the property of Albanian citizens. How many Albanians try the property offices for a piece of paper. As it took courage on the road to falsify state protocol, this and its gangs remember that they also stole Albanian property! ”