Alket Rizai është i njohur si ‘mjeshtri’ për arratisjet e shpeshta nga burgu grek, u ndalua sot nga policia greke gjatë kohës që udhëtonte me makinë me një person që gjithashtu ishte shpallur në kërkim për vepra penale. Mediat greke thanë sot se Alket Rizai është kapur gjatë një kontrolli rutinë dhe është arrestuar sërish, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm.Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga burgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID, që është e detyrueshme të mbahet kudo në shtetin grek.

“Jam shumë mirë jam në shtëpi . Lajmet janë kot pa lidhje për në maske na ndaluan dhe e bën tragjike kaq ishte muhabeti. Unë jam me leje e shkoj ditë për ditë në polici paraqitem. S’ka asnjë lajm të tillë këtu qe unë jam larguar s’kam pse largohem ”, tha Rizai për Report Tv.

Ndërkohë mediat greke raportuan sot se Alket Rizai u ndalua në një një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë kontrollit nga dera e pasagjerit ka dalë Alket Rizai, ku sipas mediave greke është arrestuar sërish dhe ka shkuar në burgun e Domokout. Në makinë ishte dhe një person tjetër, një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke dhe që ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale. Ai është prangosur në vend ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

Alket Rizai is known as the ‘master’ for the frequent escapes from the Greek prison, he was stopped today by the Greek police while traveling by car with a person who was also declared wanted for criminal offenses. Greek media said today that Alket Rizai was caught during a routine search and was arrested again, as he is sentenced to life imprisonment. Rizai explains that he is very well and in his home after he had received permission from prison. While the police ban explains that it happened due to non-wearing of the anti-COVID mask, which is mandatory to be worn anywhere in the Greek state.

“I’m very well, I’m at home. The news is in vain, irrelevant to the mask, they stopped us and it makes it tragic, that was the conversation. “I have no reason to leave”, said Rizai for Report Tv.

Meanwhile, the Greek media reported today that Alket Rizai was stopped in a luxury “BMW” vehicle with black windows during a routine check. During the control, Alket Rizai came out of the passenger door, where according to the Greek media, he was arrested again and went to Domokout prison. In the car was another person, a 36-year-old man of Albanian nationality, with a card “rich” in criminal offenses in the Greek police and who was wanted for murder and several other criminal offenses. He was handcuffed on the spot while Alket Rizai returned to prison.

Rizai turned into one of the most famous Albanians in Greece, after his spectacular escape from the prison of Koridhalo, while he tried to escape for the third time by taking hostage the police officers of the prison of Malandrino, an attempt that failed. He is currently serving a life sentence for murder and attempted escape from prison.