Policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi dyshohet si vrasës me pagesë për disa ngjarje kriminale në Kosovë.

Sipas policisë, 41- vjeçari i identifikuar si Dod Gjikolaj, dyshohet se i ka kryer vrasjet, me armë zjarri dhe eksploziv.

Arrestimi i tij është bërë në qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që Gjikolaj është banues në Velipojë.

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të Gjikolaj për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv.

41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

The state police has announced that a person with high social risk has been arrested, as he is suspected of being a paid killer for some criminal events in Kosovo.

According to the police, the 41-year-old identified as Dod Gjikolaj, is suspected of having committed the murders, with firearms and explosives.

His arrest was made in the city of Gjirokastra, while Gjikolaj is a resident of Velipoja.

The Basic Court in Gjakova, the Department for Serious Crimes has issued an international arrest warrant against Gjikolaj for the criminal offenses “Murder” and “Illegal possession of weapons and ammunition for war and explosives.”

Police notification:

The police operation codenamed “Castle” is finalized.

Fast Albania, in cooperation with Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër and Interpol Tirana, within the coded operation “Kalaja” captured a person with high social risk in the field of crimes against the person.

An internationally wanted citizen is arrested and detained for crimes against a person with a firearm and explosives.

The 41-year-old is suspected of being a paid killer for several murders in Kosovo, with firearms and explosives.

Pursuant to the plan of measures for the arrest of persons circulating with firearms, those who are declared nationally and internationally wanted, or who commit illegal trafficking, thanks to police information and coordination of actions, the coded police operation was organized and finalized. “The castle”.

In the framework of this operation which was carried out by Fast Albania, DVP Gjirokastra, DVP Lezha and Shkodra, Interpol Tirana and Fast Kosova, it became possible to locate the location in Gjirokastra and then capture the citizen highly wanted by the justice of Kosovo, D. Gj., 41 years old, resident in Velipoja Shkodra.

The detention of this citizen was made after the Basic Court in Gjakova, Department for Serious Crimes with Decision no. 26/18, dated 06.07.2020, has issued an international arrest warrant against this citizen for the criminal offenses “Murder” and “Unlawful possession of weapons” licenses for combat and explosive weapons and ammunition ”.

This citizen is suspected as a paid killer for a series of events with explosives and firearms in Kosovo.