Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur me doza kritike ndaj Policisë së Shtetit duke thënë se kjo organizatë duhet të ngrihet në pritshmëritë që kanë qytetarët për të luftuar krimin.

Gjatë fjalës së tij në Parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Balla mori për referencë vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, duke thënë se policia kishte informacion për grupet e PD-së të quajtur Struktura për Mbrojtjen e Votës, që me furgone të loguara të Partisë Demokratike qarkullonin persona të armatosur dhe nuk parandaloi krimin.

“Atë ditë Ilir Meta vetëm 3-4 orë përpara ngjarjes deklarojnte dhe bënte thirrje të mprehim thikat, kosoret, lopatat. Dhe pak orë më pas një organizatë kriminale e ngritur, e mbështetur, e pranuar publikisht nga PD, ekzekutoi në qendër të qytetit të Elbasanit një qytetar autokton të Elbasanit, familja e nderuar Xhuvani, dhe që për fat të keq ende PD nuk është distancuar nga ky akt kriminal që mban tërësisht përgjegjësinë e tyre dhe të Ilir Metës në bashkëpunim si nxitës të dhunës dhe njerëit e reduktuar mercenarë të PD si vrasës me pagesë.

E kam thënë se ajo që ndodhi në Elbasan ishte dhe një përgjegjësi e Policisë së Shtetit e cila nuk i mori masat në kohë, nuk parandaloi një akt kriminal teksa ishte njoftuar se në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur dhe që për fat të keq Policia e Shtetit duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë në këtë mandat tonë të tretin sepse ende nuk është aty ku unë do të kisha dëshirë ta shikoja Policinë tonë të Shtetit. Shpresoj që Policia e Shtetit të bëjë ringritje më të fortë në përballje me krimin”, u shpreh Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit.

Kohët e fundit vendi është tronditur nga ngjarjet kriminale, ku çdo ditë ka pasur nga një të vdekur nga vrasjet. Disa vrasje ishin të stilit mafioz ku policia nuk ka mundur të arrestojë autorët, ndërkohë janë shënuar edhe vrasje brenda familjes.

Disa qytete u tronditën nga vrasjet ku mund të përmendim Vlorën, Shkodrën, Librazhdin, Tepelenën e Lushnjën. Vetëm në 8 ditët e para të qershorit janë raportuar 8 vrasje.

Kohët e fundit, numri i viktimave që vijnë nga vrasjet është më i lartë sesa numri i viktimave të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Kjo situatë e rëndë kriminale që ka përshirë vendin ka shkaktuar panik te qytetarët.

Vrasjet e ndodhura vetëm në muajin qershor:

1 QERSHOR – vritet Çajup Selimi në Tepelenë

2 QERSHOR – vritet Shkëlzen Velaj në Vlorë

2 QERSHOR – vritet Hirakli Qorri në Lushnje

4 QERSHOR – vritet Kudret Saliaj në Tiranë

6 QERSHOR – vritet Diana Vukaj në Shkodër

6 QERSHOR – vritet Gramoz Memaj në Sarandë

7 QERSHOR – vritet Lumturie Bici në Librazhd

8 QERSHOR – vritet Ylber Xhahysa në Peqin

The head of the parliamentary group of the Socialist Party, Taulant Balla has spoken with critical doses to the State Police, saying that this organization should rise to the expectations that citizens have to fight crime.

During his speech in Parliament on the dismissal of President Ilir Meta, Balla referred to the assassination of Pjerin Xhuvani in Elbasan a few days before the April 25 elections, saying that the police had information about DP groups called the Voting Protection Structure. , who drove armed Democratic Party logos and did not prevent crime.

“That day, Ilir Meta, only 3-4 hours before the event, declared and called for sharpening knives, razors, shovels. And a few hours later a criminal organization set up, supported, publicly accepted by the DP, executed in the center of the city of Elbasan an indigenous citizen of Elbasan, the honorable Xhuvani family, and that unfortunately the DP has not yet distanced itself from this criminal act that bears entirely their responsibility and that of Ilir Meta in cooperation as instigators of violence and the reduced mercenaries of the DP as assassins.

I told him that what happened in Elbasan was also a responsibility of the State Police which did not take measures in time, did not prevent a criminal act as it was reported that armed people were traveling in the logged PD cars and that fortunately Unfortunately, the State Police must rise to the responsibility and expectation of the Albanian citizens in our third term because it is still not where I would like to see our State Police. I hope that the State Police will make a stronger resumption in the face of crime “, said Taulant Balla from the rostrum of the Parliament.

Recently the country has been rocked by criminal events, where every day there has been one death from the killings. Some of the killings were mafia-style where the police could not arrest the perpetrators, while there were also murders within the family.

Some cities were shocked by the killings where we can mention Vlora, Shkodra, Librazhd, Tepelena and Lushnja. In the first 8 days of June alone, 8 murders were reported.

Recently, the death toll from the killings is higher than the death toll from the Covid-19 pandemic. This serious criminal situation that has involved the country has caused panic among the citizens.

Murders that occurred only in June:

JUNE 1 – Çajup Selimi is killed in Tepelena

JUNE 2 – Shkëlzen Velaj is killed in Vlora

JUNE 2 – Hirakli Qorri is killed in Lushnje

JUNE 4 – Kudret Saliaj is killed in Tirana

JUNE 6 – Diana Vukaj is killed in Shkodra

JUNE 6 – Gramoz Memaj is killed in Saranda

JUNE 7 – Lumturie Bici is killed in Librazhd

JUNE 8 – Ylber Xhahysa is killed in Peqin