Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Taulant Balla, reagon pas vendimit të Partisë Demokratike për të kallëzuar sot në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjon Llatja, për shpërdorim detyre.

Sipas PD, me veprimet e paligjshme të kryebashkiakut Llatja është favorizuar një kompani private, duke falur tokë publike për ndërtimin e kullave në qendër të Elbasanit. Por, në një deklaratë për media, numri dy i PS deklaroi se ata nuk shpenzojnë para publike për zyra.

Nga Elbasani ai është përgjigjur: “Vetë Sali Berisha është investuar, ku ka firmosur në janar të vitit 2009 edhe studimin, edhe projektin. Ne nuk kemi as mundësi, që të harxhojmë para publike në Elbasan për të ndërtuar zyra, sepse paratë duam t’i harxhojmë për ndërtimin e rrugëve, trotuareve, lojërave, kopshteve për fëmijë. Ishte një ndërtesë që duhej hedhur poshtë, pasi vitet kishin bërë punën e tyre dhe nuk mund të rikonstruktohej. Më vjen keq për PD. Kjo nuk më shqetëson, se në fund të fundit unë jam nga ata politikan që i mbështes kërkesat që shkojnë në Prokurori.

Jam gjithmonë i parimit se nëse ke një kërkesë duhet ta adresosh. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe në fund të nxjerrë rezultatet. Gledjan Llatja po bën një punë të shkëlqyer për të vijuar transformimin e Elbasanit. Jam i sigurt që PD do të vijojë me denoncime e baltë, por puna jonë do të vazhdojë. Për gjumë e dini ju kë kemi.

Nëse Gaz Bardhi e Lul Basha duan të shpëtojnë nga Sali Berisha, për të mos e futur atë në listë dhe ta bëjnë pjesë të hetimit të SPAK, nuk duhet të lajnë hesapet mes tyre me punët publike të Elbasanit. Nëse brenda PD ka një luftë mes klanit të Bashës dhe vasalëve të tij me Sali Berishësn, këta nuk duhet të lajnë hesapet mes njëri-tjetrit me punët në Elbasan”, tha Balla.

The General Secretary of the Socialist Party and at the same time the Head of the Parliamentary Group of this political force, Taulant Balla, reacts after the decision of the Democratic Party to report today in SPAK the mayor of Elbasan, Gledjan Llatja, for abuse of office.

According to the DP, with the illegal actions of the mayor Llatja, a private company has been favored, forgiving public land for the construction of towers in the center of Elbasan. But in a statement to the media, SP number two stated that they do not spend public money on offices.

From Elbasan he replied: “Sali Berisha himself has invested, where he signed in January 2009 both the study and the project. We do not even have the opportunity to spend public money in Elbasan to build offices, because we want to spend the money on building roads, sidewalks, games, kindergartens. It was a building that had to be demolished, as the years had done their job and could not be reconstructed. I’m sorry for PD. This does not bother me, because after all I am one of those politicians who support the requests that go to the Prosecutor’s Office.

I am always of the principle that if you have a request you should address it. I call on the Prosecution to investigate and finally release the results. Gledjan Llatja is doing an excellent job of continuing the transformation of Elbasan. I am sure that the DP will continue with denunciations and mud, but our work will continue. For sleep you know who we have.

If Gaz Bardhi and Lul Basha want to get rid of Sali Berisha, in order not to include him in the list and make him part of the SPAK investigation, they should not settle accounts with the public affairs of Elbasan. “If there is a war within the DP between the Basha clan and his vassals with Sali Berisha, they should not settle accounts with each other over the affairs in Elbasan”, said Balla.