Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me shqetësimin e ngritur ditët e fundit nga opozita, se mësuesit nuk janë paguar për orët shtesë.

Sipas MASR-së, ky është një është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe.

Ministria thekson se për muajin Shtator janë rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera.

Po ashtu në sqarim ministria shton se sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj.

Reagimi i plotë: Në lidhje me pagesën e orëve shtesë për mësuesit dhe pretendimin e ngritur nga opozita se mësuesit bëjnë në javë mbi 40 orë, por paguhen vetëm për 5-6 orë, MASR dëshiron të sqarojë opinionin publik se ky është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe.

Theksojmë se për muajin Shtator janë rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera.

Sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj. Sqarojmë gjithashtu se mësuesit punojnë në klasa që janë në gjysmën e kapacitetit, sipas përcaktimit në udhëzimin për numrin e nxënësve në klasë.

Më poshtë po sqarojmë të tre rastet-ilustrim të paraqitura nga opozita dhe orët shtesë që kryen mësuesi në secilin rast.

RASTI I PARË: Minuta në kohë normale: 18×45’=810’/ Minuta në situatë Covid-19: 36×30’=1,080’/ Mësuesi kryen 270′ shtesë ose 270’÷45’=6 orë shtesë. TË PAGUARA!

RASTI I DYTË: Minuta në kohë normale: 20×45’=900’/ Minuta në situatë Covid-19: 40×30’=1,200’/ Mësuesi kryen 300′ shtesë ose 300’÷45’=7 orë shtesë./ TË PAGUARA!

RASTI I TRETË:/ Minuta në kohë normale: 20×45’=900’/ Minuta në situatë Covid-19: 40×25’=1,000’/ Mësuesi kryen 100′ shtesë ose 100’÷45’=2 orë shtesë (plus 5 orë për klasë kujdestari)/ 7 ORË TË PAGUARA!

Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë mësuesit për angazhimin e treguar në këtë situatë të pazakontë dhe i sigurojmë se mbështetja dhe mirënjohja e MASR për ta nuk do të mungojë kurrë!

The Ministry of Education has reacted to the concern raised in recent days by the opposition, that teachers are not paid for overtime.

According to MASR, this is a misinterpretation of digits in the calculation of overtime, as 45 minutes are equated with 25 or 30 minutes.

The Ministry states that for the month of September there are about 14 thousand teachers of the pre-university education system who have received payment for the additional hours completed.

Also in the explanation, the ministry adds that according to calculations, the payment to a teacher from overtime goes up to 8,500 ALL per month.

Full response: Regarding the payment of overtime for teachers and the claim raised by the opposition that teachers do over 40 hours a week, but are paid only for 5-6 hours, MASR wants to clarify to the public that this is a misinterpretation of figures in the calculation of extra time, as the 45-minute hours are equated with the 25-minute or 30-minute ones.

We emphasize that for the month of September there are about 14 thousand teachers of the pre-university education system who have received payment for the additional hours completed.

According to calculations, the payment to a teacher from overtime goes up to 8,500 ALL per month. We also clarify that teachers work in classrooms that are at half capacity, as defined in the instruction for the number of students in the classroom.

Below we are explaining the three illustrative cases presented by the opposition and the additional hours that the teacher performs in each case.

FIRST CASE: Minutes in normal time: 18 × 45 ’= 810’ / Minutes in Covid-19 situation: 36 × 30 ’= 1,080’ / The teacher performs an additional 270 ose or 270 ’÷ 45’ = 6 extra hours. PAID!

SECOND CASE: Minutes in normal time: 20 × 45 ‘= 900’ / Minutes in the situation Covid-19: 40 × 30 ‘= 1,200’ / The teacher performs 300 300 extra or 300 ‘÷ 45’ = 7 extra hours PAID!

THIRD CASE: / Minutes in normal time: 20 × 45 ‘= 900’ / Minutes in the situation Covid-19: 40 × 25 ‘= 1,000’ / The teacher performs 100 ′ extra or 100 ‘÷ 45’ = 2 extra hours (plus 5 hours per tutoring class) / 7 PAID HOURS!

We take this opportunity to thank all the teachers for the commitment shown in this unusual situation and assure them that the support and gratitude of MASR for them will never be lacking!