Një 11-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe prej 8 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të tij! Fëmija i komunitetit rom, me inicialet R. Dalipi shpesh herë largohej nga shtëpia për të lypur, por kësaj herë nuk është kthyer më në banesën e tij.

Një 11-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe prej 8 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të tij! Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se fëmija i komunitetit rom, me inicialet R. Dalipi shpesh herë largohej nga shtëpia për të lypur, por kësaj herë nuk është kthyer më në banesën e tij.

Herën e fundit ai është parë para 8 ditëve, teksa mësohet se ai është larguar së bashku me një person tjetër, po nga komuniteti rom që banon në zonën e Kombinatit. Ka qenë babai i tij Y. Dalipi që ka bërë denoncimin për polici, në komisariatin nr. 4, teksa deri më tani uniformat blu nuk kanë dyshime se 11 vjeçari mund të jetë rrëmbyer. Megjithatë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

An 11-year-old has left home and for 8 days there is no trace of him! The child of the Roma community, with the initials R. Dalipi, often left home to beg, but this time he has not returned to his apartment.

An 11-year-old has left home and for 8 days there is no trace of him! Report Tv journalist Merin Maçi reports that the child of the Roma community, with the initials R. Dalipi, often left home to beg, but this time he did not return to his apartment.

He was last seen 8 days ago, as it is learned that he left together with another person, also from the Roma community who lives in the area of ​​Kombinat. It was his father Y. Dalipi who reported the case to the police, at police station no. 4, while so far the blue uniforms have no doubts that the 11-year-old may have been abducted. However, the search for him continues.

“Citizen YD, 35 years old, resident in Tirana last night reported that he left the apartment, the minor boy with initials RD, 11 years old. Work is underway to find him and clarify the circumstances of the event. The materials were passed to the District Prosecutor’s Office. Tirana Judiciary, for further actions “, the police announces.