Një prej vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat u gjetën në Përmet pasi ishin zhdukur prej 4 ditësh ka treguar para grupit hetimor arsyen e largimit nga shtëpia. Burime bëjnë me dije se ajo ka deklaruar se familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme, ndërsa është shprehur se janë larguar nga shtëpia me dëshirë, pasi donin t’i jepnin një mësim familjeve të tyre.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit.

E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.

One of the 16-year-old girls from Tirana, who were found in Përmet after they had been missing for 4 days, told the investigative group the reason for leaving the house. Sources suggest that she stated that their families had constant conflicts, while she said that they left home willingly, as they wanted to teach a lesson to their families.

“Our families often quarrel, sometimes shouting at us as well. They were also caught on New Year’s Eve. We left the house willingly. We wanted to teach families a lesson. We had 400 thousand old lekë with us, these are savings that we have collected ourselves. We went to Përmet in random cars and vans.

We know that area well because it is the birthplace of our grandparents, we went on vacation several times before. “We slept in some hotels, we ran out of money and we had decided to go back and tell the police”, the 16-year-old confessed.