20-vjeçari nga Fieri, Kevin Ademi humbet kontaktet nga Hamburgu i Gjermanisë, qytet në të cilin kishte shkuar në kërkim të një vendi pune. Historia e të riut u denoncua sot në emisionin “Pa Gjurmë” Report Tv nga e motra e tij. Ai jetonte prej afro një viti e gjysmë si azilant në Gjermani, por fatkeqësisht, periudha e qëndrimit i kishte mbaruar që në janar të këtij viti. Për këtë arsye familja e tij dyshon se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumentacionit:

“Kevini ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. Në kontaktin e fundit e kemi pasur në datën 28 Maj. Gjatë kohës së karantinës atij i kishte humbur celulari dhe kemi biseduar me celularin e shokëve të tij. Vëllai ka rreth një vit e gjysmë në Gjermani, por në janar atij i ka mbaruar afati i qëndrimit në Azil. Në telefonatën e fundit që kemi zhvilluar, më tha që për shkak të virusit kishte disa kohë pa punë, por tani shpresonte të gjente një punë në Hamburg, pasi prej disa ditësh kishte shkuar aty. Më tha që rrinte vetëm, por nuk më tregoi që qëndronte në hotel, pasi këtë informacion e mora më vonë nga miqtë e tij të cilët gjithashtu nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Në komunikimin e fundit ishte i qeshur dhe nga veshja dukej shumë mirë. Vëllai nuk rrinte asnjëherë kaq shumë pa komunikuar më nënën, ndaj kemi dyshime se mund të jetë në burg për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ndërsa në polici nuk kemi bërë akoma një denoncim,” tha e motra.

20-year-old Kevin Ademi from Fier loses contact with Hamburg, Germany, a city where he had gone in search of a job. The story of the young man was denounced today on the show “Without a Trace” Report Tv by his sister. He lived for about a year and a half as an asylum seeker in Germany, but unfortunately, his stay ended in January this year. For this reason, his family suspects that he may be in prison due to lack of documentation:

“Kevin has gone to Germany for a better life. We had the last contact on May 28th. During the quarantine, he lost his cell phone and we talked on his cell phone. The brother has been in Germany for about a year and a half, but in January his term in Asylum expired. In the last phone call we made, he told me that because of the virus he had been out of work for some time, but now he hoped to find a job in Hamburg, after he had been there for a few days. He told me that he was alone, but did not tell me that he was staying at the hotel, as I received this information later from his friends who also had no contact with him.

In the last communication he was smiling and from the dress he looked very good. The brother never stayed so long without communicating with his mother, so we suspect that he may be in prison due to lack of documentation. While in the police we have not made a denunciation yet, ”said the sister.