Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Tre Heronjt” më Shkodër. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Eduart Lekndreaj, i cili ka marrë një plagë në këmbë dhe që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu ka mbërritur vetë i plagosur në derën e spitalit të Shkodrës.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që nuk është vënë ende në pranga autori i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A gunshot wound occurred last night in the neighborhood “Three Heroes” in Shkodra. Sources inform Faxweb.al that 24-year-old Eduart Lekndreaj was injured, who received a leg wound and that is fortunately out of danger for life. The young man arrived injured at the door of the Shkodra hospital.

The preliminary notification of the Police states that the event occurred after an instant conflict, while the perpetrator of the event has not been handcuffed yet.

Police notification: On 11.01.2021, around 22:20, in the Shkodra Regional Hospital, E. L., 24 years old, resident of Shkodra, suspected of having a firearm, went to the Shkodra Regional Hospital with a firearm, and he is out of danger for life.

Preliminary verifications have shown that the event took place in the neighborhood “Three Heroes”, Shkodra, is suspected as a result of an instant conflict.

Police services are at the scene and work continues to apprehend the perpetrator, who has been identified by the Police. The investigative group under the direction of the Prosecution is working to clarify the circumstances of the event.